“Kompas”, nofkat e kapove të rrjetit të heroinës
24/02/2005 Kujtim Popoçi bashkëpunoi me dy trakikantët “Xhike” dhe “Heidi”
Të akuzuarit si organizatorë dhe pjesëmarrës në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë përdorur shpesh nofka gjatë bisedave telefonike që kanë kryer. Ky fakt vihet në dukje edhe në kërkesën për gjykim që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përcjellë për shqyrtim në gjykatë, më datën 17 të këtij muaji. Sipas burimeve të organit të akuzës, përdorimi i këtyre nofkave tregon se rrjeti ka qenë i mirorganizuar dhe ka përdorur manovra nga më të ndryshmet për të humbur gjurmët nga përgjimi. Fakti i mirorganizimit të grupit të përbërë nga shumë persona, 48 prej të cilëve janë identifikuar, sqarohet në fillim të kërkesës për gjykim. Aty thuhet se të pandehurit si organizatorë kanë pasur baza logjistike për ruajtjen dhe nisjen e narkortikëve drejt Italisë, në qytetet Fier, Durrës dhe Tiranë, ku edhe kanë banuar. Aty pohohet se ata kanë pasur referentë të shumtë në Itali, të cilët prisnin heroinën që transportohej nga “korrierët” dhe më pas merreshin me shitjen, shpërndarjen dhe dërgimin e të ardhurave në Shqipëri.
Nofkat
Në kërkesën për gjykim, thuhet se njëri nga të akuzuarit si organizatorë, Petraq Avrami, është njohur me nofkat “Nipi” ose “Ilir”. Aty pohohet se “nga vëzhgimet dhe përgjimet telefonike është arritur të konstatohet se në drejtim të Italisë është nisur edhe një korrier (Petraq Avrami, Nipi ose Ilir), nën shoqërinë e dy femrave studente (prostituta, njëra rumune dhe tjetra moldave). Gjithashtu, edhe një nga të akuzuarit si krerët e këtij rrjeti, Arjan Selimi, njihet edhe me emrin Armando Andoni. Në shumë raste, emri i këtij të pandehuri ka në thonjëza emrin tjetër, që i përket po atij. Sipas burimeve të Prokurorisë, Arjan Selimi, emrin Armando Andoni e ka përdorur kur ka qenë në SHBA. Burimet e organit të akuzës thonë se, Selimi ka qenë në kërkim nga FBI-ja që prej vitit 1992, për trafik narkotikësh dhe se njihej me emrin Armando Andoni. Sipas Prokurorisë, edhe dy vëllezërit Fatmir dhe Dritan Kuçi nga Fieri, kanë pasur nofkat e tyre për t’u identifikuar në rrjet. Në kërkesën për gjykim, thuhet se më datë 22 janar të vitit 2001, policia italiane ka sekuestruar në banesën e Irma Veruarit në “Via Sciesa nr.1” Milano, 7.7 kilogramë heroinë të paketuar në 14 pako, ku 12 nga të cilat kanë pasur mbishkrimin “Fa”, tjetër fakt ky, që tregon lidhjen e të pandehurit Fatmir Kuçi me këtë sasi. Aty thuhet gjithashtu, se në autoveturën tip “Volvo 480”, në pronësi të Kadri Hasanit, janë sekuestruar 4.9 kilogramë heroinë të ndarë në 9 pako. Sipas Prokurorisë, 8 nga 9 pakot e sekuestruara kanë patur mbishkrimin “Ta”, që tregon qartë njërin nga dërguesit e saj në Itali, Dritan Kuçin. Në kërkesë thuhet se bisedat e përgjuara tregojnë qartë interesimin dhe shqetësimin e Blenard dhe Muhamet Fejzullahut e Dritan Kuçit, për këtë sasi heroine të sekuestruar.
Afrikanët
Në kërkesën për gjykim përmenden edhe nofkat e dy blerësve me origjinë afrikane. Aty thuhet se, më datë 5 qershor të vitit 2001, i pandehuri Kujtim Popoçi ka nisur drejt Italisë 2.75 kilogramë heroinë të destinuar për Ylli Gugën dhe Redian Kerrin, të cilët më vonë do t’ia shisnin një shtetasi me origjinë nga Afrika, të quajtur “Heidi”. Gjithashtu, në kërkesë theksohet se, më datë 25 dhjetor të vitit 2000, i pandehuri Kujtim Popoçi nis një sasi të papërcaktuar heroine, me administrimin e së cilës do të merrej Ermal Mali. Prokuroria sqaron se, më 6 janar 2001, kjo ngarkesë ka qenë e destinuar për t'iu shitur një personi me origjinë afrikane, i quajtur “Xhike”.
Tetë të akuzuarit si organizatorë të rrjetit
Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon tetë persona si truri i këtij rrjeti të mirorganizuar të trafikut ndërkombëtar të heroinës. Kështu, për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, paragrafi i dytë i Kodit Penal, akuzohen katër nga të pandehurit. Ata janë Muhamet Fejzulla, 52 vjeç, dhe i biri i tij, Blenard Fejzulla, 28 vjeç dhe vëllezërit Fatmir Kuçi, 45 vjeç, e Dritan Kuçi, 34 vjeç, të gjithë nga qyteti i Fierit. Ndërsa katër të pandehurit e tjerë akuzohen për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a, paragrafi i tretë i Kodit Penal. Ata janë Arjan Xhemali, 32 vjeç, nga Laçi dhe me banim në Durrës, Kujtim Popoçi, 31 vjeç, nga Durrësi dhe Arjan Selimi (Armand Andoni), 31 vjeç, nga Tirana. Sipas kërkesës për gjykim, për fillimin e hetimit ndaj këtij grupi ka shërbyer letërporosia e autoriteteve gjyqësore italiane, përkatësisht e Prokurorisë së Milanos, ku ky grup kishte përqendruar tregun e shitjes së heroinës.