E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompensim i kohës në TV për PS, PD, LSI”

 

Bordi i Monitorimit i kërkon televizioneve të kompensojnë kohën e partive politike për fushatën elektorale për PS-në, PD-në dhe LSI-në. KQZ-ja ka pranuar pjesërisht kohën e inaugurimeve të kryeministrit, duke lënë që kompensimi të kryhet pasi në inaugurimet e kryeministrit në Porto Romano dhe në Kaskadën e Devollit të jenë si pjesë e fushatës elektorale. Bordi i Monitorimit në raportin e tretë të tij u paraqit sërish i ndarë në qëndrimet e tij, në lidhje me për mënyrën e cilësimit të aktiviteteve të zhvilluara nga ana e kryeministrit. Me propozim të anëtares Vera Shtjefni, KQZ-ja vendosi të kompensojë në minutazh PD dhe PS në operatorë të ndryshëm radiotelevizivë, duke llogaritur si fushatë të Partisë Demokratike vetëm inaugurimin në kaskadën e Devollit dhe atë në Porto Romano. Duke lënë kështu jashtë kësaj llogaritje reagimet e Ministrisë së Brendshme për kartat, inaugurimin e tunelit Rrëshen-Kalimash dhe inaugurimin e Petroliferës. Minutazhin për balancimin e kohës televizive ndërmjet PD e PS i propozuar nga tre anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias u hodh poshtë nga KQZ me 4 vota.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›