Kompensimi financiar për 521 pronarë, brenda muajit
Shpërndarja e fondit prej 600 milionë lekësh ose diçka më shumë se 6 milionë dollarë për kompensimin financiar të pronave do të ndodhë brenda muajit tetor. Drejtori i Agjencisë së Kthim dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa, tha dje për gazetën “standard” se shpallja e fituesve të kompensimit financiar do të ndodhë “pas mesit të muajit tetor”. Cefa deklaroi se deri në fundin e muajit, AKKP-ja do të ketë shpallur emrat e fituesve të kompensimit financiar. Në garën për fitimin e kompensimit financiar janë 521 ish-pronarë tokash. Në fondin prej 600 milionë lekësh do të përfitojnë ata ish-pronarë që plotësojnë kriteret në bazë të ligjit. Fillimisht janë kualifikuar 521 që kanë aplikuar për kompensim, por prej tyre nuk pritet që të fitojnë të gjithë. Pritej që fituesit të shpalleshin në fund të muajit shtator, por drejtori i AKKP-së tha se vonesa prej disa javësh ndodhi për shkak të verifikimit të të gjithë dokumentacionit përkatës, i cili bëhet në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera të pronësisë. Nuk ka një shifër se sa do të kompensohen, pasi numri diktohet nga shpërndarja e gjithë parave derisa ato përfundojnë. Vitin e kaluar fituan rreth 160 persona dhe pritet një shifër më e lartë për këtë vit pasi ka mbi 1 milion dollarë fond më shumë. Agjencia e Kthimit të Kompensimit të Pronave mbylli aplikimin për kompensimin financiar të ish-pronarëve për vitin 2009 dhe është në fazën e shqyrtimit një për një të të gjitha dosjeve. Në këtë aplikim janë kualifikuar 521 ish-pronarë ose rreth 220 më pak kërkesa se në vitin e kaluar, kjo për shkak se AKKP-ja ka prurë vetëm kërkesat e plota. Sipas drejtorit Elvis Cefa, kërkesat fituese do të shpallen me vendimin me të vjetër. Pra, ky do të jetë kriteri kryesor i fitimit të kompensimit financiar deri në 200 metra katrorë. Sa më i vjetër të jetë vendimi për pronën, aq më i favorizuar do të jetë një subjekt për të përfituar nga fondi prej 6 milionë dollarësh. Të gjitha dosjet dhe praktikat përkatëse të aplikimeve do të dërgohen ose janë dërguar nga agjencia qendrore e kthimit dhe kompensimit të pronave në zyrat tona rajonale në qarqe, në mënyrë që të bëhen të gjitha verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet kërkues. Më pas, do të rikthehen sërish pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ku do të bëhet edhe vlerësimi përfundimtar për efekt të klasifikimit të fituesve dhe jofituesve. Kërkesat fituese do të shpallen me vendimin më të vjetër. Pra, ky do të jetë kriteri kryesor i fitimit të kompensimit financiar deri në 200 metra katrorë. Sa më i vjetër të jetë vendimi për pronën, aq më i favorizuar do të jetë një subjekt për të përfituar nga fondi prej 6 milionë dollarësh. Të gjitha dosjet dhe praktikat përkatëse të aplikimeve do dërgohen nga Agjencia Qendrore e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në mënyrë që të bëhen të gjitha verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet kërkuese. Ato do të rikthehen sërish pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ku do të bëhet edhe vlerësimi përfundimtar për efekt të klasifikimit të fituesve dhe jofituesve.