E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompetencat, mendime edhe nga misionet e huaja

Ligji

Në draftin që po hartohet nga Ministria e Drejtësisë do të sqarohen edhe kompetencat që ka policia gjyqësore. Prokuroria do të këmbëngulë në ministri për moszgjerimin e kompetencave të policisë gjyqësore në hetimin e çështjeve penale. Debati pritet të realizohet në prani të përfaqësuesve dhe ekspertëve të misioneve të huaja ICITAP, PAMECA dhe EURALIUS, të cilat asistojnë institucionet shqiptare të drejtësisë dhe luftës kundër krimit. Megjithatë, projektligji që po hartohet me shpejtësi, duke parë edhe interesimin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Berisha, do të përcaktojë se dosjet penale duhet të qëndrojnë në policinë gjyqësore, e cila duhet të hetojë dhe t’u komunikojë akuzën të pandehurve, ndërsa prokurori mund të kërkojë të njihet me dosjen dhe të urdhërojë veprime hetimore sipas rastit duke ia deleguar veprimet procedurale policisë gjyqësore në drejtori të policisë ose në komisariatin përkatës. Burime pranë Ministrisë së Brendshme thanë se do të kërkojnë që prokurorit t’i hiqet kompetenca e pjesëmarrjes direkte në veprimet hetimore, të cilat duhet të bëhen nga oficerët e policisë gjyqësore.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›