Kompozitorët e rinj, në garë në Ton de Leeuw
Rikthehet pas 11 vitesh konkursi ndërkombëtar i kompozitorëve të rinj “Ton De Leeuë”. Janë 12 kompozitorë që konkurrojnë në dy net në sallën “Black Box” të Akedemisë se Arteve. Të ardhur nga gjithë bota ata garojnë për çmimin e kompozitorit të ri më të mirë. Juria e përbërë nga Prof/ Dr.Sokol Shupo, në cilësinë e kryetarit, holandezit Prof/ Dr.Rokus De Groot dhe Prof/ Dr Shpëtim Kushta, kanë përzgjedhur mes shumë veprave nga Amerika, Europa, Azia dhe Australia, 12 kompozimet më të mira të muzikës klasike. Mbrëmjen e djeshme në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve janë luajtur gjashtë pjesë nga Riçardo Panfili (Itali), Tan Zi Hua (Malajzi), Enis Mullaj (Shqipëri), Dimitri Rastoropov (Letoni), Chie Tsang Lee ( Malajzi) dhe Evengelia Tonia (Greqi). Ndërsa mbrëmjen e sotme konkurrojnë Eugen Bica (Shqipëri), Marios Joannou Elia (Qipro), Youngëoo Yoo (Koreja e Jugut), Ajet Çekiçi (Shqipëri),Raffaele Grimaldi (Itali) dhe Stulianos Dimou (Greqi). Veprat ekzekutohen nga Ansambli “Concour Ton De Leeuw” nën drejtimin e Alqi Lepurit, Artist i Merituar. Më 26 nëntor, në natën finale të konkursit luhen gjashtë pjesët më të mira dhe akordohen katër çmime. Çmimi i parë për kompozitorin më të mirë, çmimi i dytë dhe i tretë, dhe një çmim inkurajues që jepet nga shoqata "Aelfior", që është edhe organizatorja e këtij aktiviteti.