OKB-ja kërkon Serbinë e Madhe? Ne të kërkojmë bashkim kombëtar
I dashur Shekulli. Ju falënderoj përzemërsisht për botimin e shkrimeve të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Edhe populli në demonstratën në Prishtinë, para disa ditësh, emrin e Albinit brohoriste më shumë. Prite kur të kërkojë z. Ban Ki Mun, dhe OKB-ja, arrestimin sërish të Albinit. A thua e ka pas gabim Albini ndonjehere per ate qe ka thene dhe ato qe i kam lexuar une?
UNMIK-u e dhunoi Kosoven, tani mundohet ta mbyse krejt. Por shpresojmë që EULEX-i dhe miqte tane, siç e quajne veten evropianet, nuk do te hyjne ne nje mision, ku të mohojnë një shtet qe ata vetë e kanë pranuar.
Më çudit fakti sesi ka besuar Ban Ki Mun-i ne ate plan. Ndoshta dikush i ka thene se shqiptarët jane njerez te "eger" dhe ai ka aprovuar, pa shqyrtuar fare çfarë është? Nëse ka ndodhur kështu, atëherë çfarë INJORANCE dhe kokefortesie nga nje person qe duhet te jete diplomat e jo diktator!
OKB-ja kerkon krijimin e Serbise se Madhe. Atëherë, edhe ne shqiptaret le të kerkojmë bashkim kombetar. Ndoshta kështu do te na lenë rehat qe te shijojmë frytet e LIRISE.. Ju lutem redaksi, keto jane mendimet e mia personale. Pershendetje per ju dhe zoti na bekofte e na bashkofte kudo që jemi!