Prokuroria Fier nis hetimin për punonjësit e ARMO-s
03/11/2009 Akuza, shkelje e urdhrit tatimor, ende pa emra konkretë dosja
Prokurori Binaj: Nuk përjashtohet askush nga hetimi, as drejtuesit
FIER- Prokuroria fierake ka nisur çështjen penale për një numër të madh punonjësish të kompanisë ARMO, akuzë ardhur nga Drejtoria e Tatim-Taksave në Fier për veprën penale të shkeljes së ligjit tatimor. Deklarata për ta është bërë nga vet kreu i Prokurorisë fierake Altin Binaj, i cili ka pohuar se kallëzimi penal është depozituar në Prokurori në datën 28 të muajit të kaluar, ndërsa dosja hetimore me nr 770 të saj është në duart e prokurorëve. Në këtë dosje janë administruar prova që sipas prokurorit, ende nuk ka emra konkretë që të jetë marrë në përgjegjësi penale. Hetimi ka nisur prej drejtuesve të autoboteve, specialistëve, madje edhe rojat e sigurisë janë përfshirë. Binaj pohoi se procesi është në fazën e tij fillestare dhe se tashmë nga specialistët e akuzës ka filluar marrja e provave, administrimi i tyre dhe hetimi do të jetë i gjerë dhe i gjithanshëm. Kështu deklaroi prokurori i rrethit duke pohuar se në përfundim të hetimit, do të nxirreshin edhe shkaktarët për përgjegjësi penale. Kjo do të thotë se në këtë përgjegjësi penale unë nuk përjashtoj askënd, përfshi edhe drejtuesit e kompanisë, nëse gjatë hetimit, ata dalin se kanë shkelur ligjin. Gjithçka lidhet me bllokimin e bërë nga tatimorët fierakë në Uzinën e KPTHN Ballsh dhe Rafinerisë së naftës Fier, pjesë përbërëse e kompanisë ARMO për shkak të mospajisjes së saj me certifikatën e akcizës dhe magazinimit tatimor. Punonjësit prishën vulën e bllokimit tatimor me pretendimin se rrezikoheshin uzinat e përpunimit të thellë të naftës. Tashmë prej disa ditësh puna në këtë kompani ka rinisur sërish. Drejtuesit e kësaj kompanie janë shprehur se kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar nga tatimorët fierakë.