Komuna e Hanit të Elezit ndan 20 bursa për studentë
Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit, në mbledhjen e rregullt, ka vendosur që për vitin shkollor 2010-2011 nga buxheti i komunës të ndahen 10.000 € për ndarjen e 20 bursave për studentët në vlerë prej 50€ në muaj.
Kriteret për përfituesit e këtyre bursave, të propozuara nga Drejtoria e Arsimit me disa vërejtje, janë aprovuar dhe përfituesit do të jenë studentët e Universitetit Publik të Kosovës, banorë të Komunës së Hanit të Elezit, ndërsa përzgjedhjen e tyre do ta bëjë komisioni 5-anëtarësh i emëruar nga Kuvendi i Komunës.
Kuvendi po ashtu vendosi se në kushte të njëjta konkurrimi, prioritet do të kenë studentët nga familjet e dëshmorëve, viktimave civile të luftës, ish-ushtarëve dhe invalidëve të UÇK-së dhe të atyre familjeve që kanë nga dy e me tepër studentë të një familje, njofton Komuna e Hanit të Elezit, nepermes një komunikate shtypi.