"U përgjigjem mesazheve, jo telefonatave"
"U përgjigjem mesazheve, por jo telefonatave". Kështu është shprehur Kryeministri Berisha dje, i pyetur për spotin e tij antikorrupsion, ku edhe ka publikuar numrin e tij të telefonit.
"Unë kam ftuar të më informojnë me mesazhe dhe janë të panumërta dhe të përsekondshme telefonatat. Telefonatave nuk u përgjigjem, por mesazheve po", tha ai. Shefi i ekzekutivit e ka cilësuar korrupsionin si linjë të kuqe, duke e paralelizuar betejën e tij me vendosjen para ligjit të një numri të konsiderueshëm zyrtarësh nga administrata e lartë. "Kjo është vepër e mirëfilltë e qytetarëve, të cilët kanë denoncuar dhe kanë një besim të madh dhe në mënyrë absolute nuk do zhgënjehen. Mesazhet e qytetarëve marrin rrugë në mënyrë të padiskutueshme. Mua kjo gjë më kushton jo pak kohë, por më ndihmon shumë. Beteja e jetës sime është korrupsioni", theksoi ai.