Shefi i qeverisë: Lufta kundër korrupsionit ishte luftë me mafien
Ndryshe nga një vit më parë, kur Kryeministri Berisha e cilësoi raportin e "Transparency International" si një sondazh nga një shoqatë e zakonshme, dje, nga selia e Kryeministrisë, Berisha pohoi se raporti i "Transparency International" ishte një sukses i qeverisë shqiptare. Shefi i qeverisë ka lexuar dje raportin e TI, duke e cilësuar si një nga progreset më të mëdha që ka bërë vendi këtë vit. TI shpalli se, në garën botërore të 180 vendeve, Shqipëria parakaloi 20 vende nga viti që kaloi, duke u vendosur në vendin e 85, në një pozicion të njëjtë me Serbinë dhe Malin e ZI. "Transparency International theksoi në raport se qeveria ishte në krye të luftës ndaj korrupsionit. Shqipëria ishte kampione në këtë luftë", tha Berisha. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit ishte luftë me mafien. "U penalizuan 224 zyrtarë të administratës për korrupsion", theksoi Berisha. Duke theksuar se ka mbështetur prokurorinë për luftën ndaj korrupsionit, Berisha shtoi se deputetët demokratë janë gati të lënë imunitetin. "Erdhëm në pushtet kur dosjet e korrupsionit zhdukeshin në zyrat e ndërtesës së Kryeministrisë. Kurse ne jemi qeveri e duarve të pastra dhe në dietë", u shpreh ai. "Qeverisja me duar të pastra ishte një platformë e duhur. Këtë e dëshmojnë rezultatet e mëdha, dhe raporti i TI-as, që theksoi se Shqipëria u rendit këtë vit në 10 vendet që kanë bërë progres në luftën antikorrupsion", u shpreh Berisha.
Ngatërresat
Shifrat, pika e dobët e Kryeministrit
Shifrat ngatërrojnë Kryeministrin Berisha. Prezantimi i progresit të qeverisë në shifra ka ngatërruar jo pak herë Kryeministrin në konferencën për shtyp. I vendosur në siklet nga prezantimi i mënyrës se sa janë rritur pensionet, rrogat, sa janë ulur taksat apo duke prezantuar në shifra progresin që ka bërë qeveria e tij gjatë vitit të fundit, shefi i qeverisë nuk ka lënë mënjanë edhe incidentet e vogla, ku një prej tyre ishte derdhja e gotës së ujit, çka ndërpreu për pak sekonda fjalën e tij, që ndiqej sërish nga shifra për të cilat Berisha nuk e kishte aspak të lehtë të shprehej. Ky veprim pritet ta mësojë Kryeministrin që herën tjetër të jetë më i qartë dhe i thjeshtë në deklarimin e shifrave.