E Diel, 1 Nëntor 2026

Pika e transfertave i shpëton grabitjes

 

TIRANE - Edhe pse i kishin marrë të gjitha masat për të grabitur një pikë “Western Union”-i, duke u armatosur dhe maskuar, dy persona nuk kanë mundur ta realizojnë objektivin e tyre, pasi janë diktuar nga disa kalimtarë. Ata kanë arritur të thyejnë vetëm derën e dyqanit, përballë gjimnazit “Qemal Stafa” tek rruga e Durrësit në Tiranë, por pa mundur të futen brenda dhe aq më pak të vjedhin paratë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes në kryeqytet dhe kanë qenë disa kalimtarë të rastit ata që kanë denoncuar ngjarjen në polici. Më pas mëngjesin e djeshëm, pronarja e pikës “Western Union”, Magdalena Leka, ka kërkuar nga policia që ta ndjekë me hollësi këtë ngjarje dhe të zbulojë autorët, edhe pse ata i kanë dëmtuar vetëm derën pa arritur të marrin asnjë qindarkë në dyqanin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›