E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti Evropian i Energjisë Shqipëria merr presidencën e rradhës

Autori i Lajmit: red.
Shqipëria merr Presidencën gjashtë mujore të Komunitetit Evropian të Energjisë, gjatë takimit të ministrave të vendeve anëtare të këtij komuniteti që u zhvillua në Bruksel.
“Shqipëria është në një nivel, që u cilësua dhe në mbledhje, të përparuar të zbatimit të detyrimeve që ka Komuniteti i Energjisë. Së pari në miratimin e legjislacionit dhe standarteve evropiane për funksionimin e tregut, të reformave që merren për liberalizimin e tregut të energjisë, unë mendoj që krahasuar me vende të tjera të rajonit ne jemi në një nivel të kënaqshëm përparimi”, - shprehet Genc Ruli, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë. Ruli firmosi në Bruksel me zvendëspresidentin e KE-së për Ndërmarrjet dhe Industrinë memorandumin për pjesmarrjen e Shqipërisë në Programin për Inovacionin dhe Konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla e të mesme. “Lloje të tilla politikash dhe instrumentesh që synojnë të mbështesin drejptërdrejt ndërrmarjen e vogël dhe të mesme tashmë janë mëse jetike. Ato kanë të bëjnë me aftësinë e këtij biznesi për të mbijetuar, për tu rifreskuar, për të menaxhuar më mirë kapacitetet e tij si dhe për tu bërë i aftë për të përthithur teknologjinë moderne”, - u shpreh Ruli. Ndërsa zvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Gunter Verheugen tha se ka udhëzuar shërbimet të përdorin të gjitha instrumentet e mundshme për të bashkëpunuar, për ti lehtësuar procedurat ndaj vendeve si Shqipëria për të plotësuar kriteret dhe për ta ndihmuar. Ministri Ruli tha se qeveria ka dy vjet që ka filluar zbatimin e fondit të konkurrencës në ndihmë të ndërrmarrjeve për të përballuar kostot e modernizimit të stafit si edhe Fondin e garancive të eksportit që ndihmon kompanitë me garanci dhe mbulesë me kredi bankare.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›