Malaj: “Mazhoranca po nxit debat të ashpër”
Autori i Lajmit: red.
Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit kalon pa votat e opozitës propozimet e demokratëve për ndryshimin e rregullores. Këshilli, pasi shqyrtoi me dyer të mbyllura propozimet e bëra nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, vendosi miratimin e tyre dhe kalimin në seancën plenare të ditës së hënë. Deputeti demokrat, njëkohësisht anëtar i këtij Këshilli, Ilir Bano, pohoi se me procedurat e reja nuk do të përsëritet më që kandidaturat që nuk plotësojnë kriteret ligjore të futen në proces votimi. Këshilli ra dakord që byroja juridike të fomulojë ligjërisht propozimet e bëra para se t i kalojë në seancë. Por ky veprim i njëanshëm nuk është mirëpritur nga socialistët. Deputeti i PS-së, Arben Malaj, i cili ishte dhe një nga propozuesit e ndyshimeve në rregulloren e Kuvendit, pohoi dje se ky veprim i nxituar i mazhorancës do të nxisë debate të ashpra. “Që në momentin që mazhoranca ndryshon rregulloren, pa asnjë diskutim të gjatë, por me emergjencë, pa pjesëmarrje të opozitës, po vetëm me votat e saj, besoj se vetë mazhoranca e ka iniciuar një debat të ashpër”, - tha Malaj, pas vendimit të njëanshëm të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit. Por për Ilir Banon, çelësi i ndryshimeve ka të bëjë me garantimin e cilësisë së përzgjedhjes së kandidaturave nga organet kushtetuese ose organet e përcaktuara me ligj dhe rritjen e funksionit të Kuvendit në përzgjedhjen e tyre në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me seancat dëgjimore, Bano pohon se edhe socialistët janë dakord. “Nuk ka ndryshim për seancën dëgjimore, pasi dhe socialistët janë dakord që zgjedh Kuvendi për organet kushtetuese. Edhe në rastin kur jep pëlqimin për kandidaturat që sjell Presidenti i Republikës, jemi të të njëjtit mendimit se duhet organizuar seanca dëgjimore”, - tha Bano. Por ky qëndrim është kundërshtuar nga Malaj, sipas të cilit, ndryshon krejtësisht propozimi i PS-së nga ai i PD-së. “Propozimi ynë ndryshon në thelb me propozimin e mazhorancës. Seancat e dëgjimit që janë një element kontrolli parlamentar dhe një eksperiencë pozitive në demokracitë parlamentare, ndryshojnë krejtësisht nga propozimi i kthimit të këtyre seancave në seanca hetimi apo gjyqësore për kandidaturat e propozuara nga Presidenti, nga Qeveria apo Parlamenti”, - ka pohuar Malaj.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008