U rrëzuan në det, Garda kujton pilotët e Gramoz Pashkon

Përkujtohet 5-vjetori i rrëzimit të helikopterit ku humbën jetën gjashtë persona, mes tyre Gramoz Pashko, djali i tij Rubeni si dhe pilotët Vangjel Çondi, Demush Hebaj, Qemal Kondi si dhe mjeku Sandër Baloi. Me këtë rast, Garda e Republikës ka organizuar një ceremoni në varrezat e Dëshmorëve ku komandati i Gardës Ndrea Prendi si dhe zv.Ministri i Brendshëm Avenir Peka, kanë vendosur tufa me lule te Dëshmorët e Atdheut. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm të afërm të pilotëve dhe të mjekut, Sandër Baloi.
Pas vendosjes së kurorave në varrezat e Dëshmorëve, ceremonia vazhdoi në Durrës, ku u hodhën lule në det nga familjarët dhe efektiva të Gardës. Aty ky pesë vite me parë, më datë 16 korrik 2006, në misionin për "Shpëtimin e Jetës", tre pilotët, kuadro të Gardes së Republikes, Kolonel Vangjel Çondi, N/Kolonel Demush Hebaj dhe N/Kolonel Qemal Koni, humbën jetën në krye të detyrës, në fluturim me helikopterin Bell 222U, në detin Adriatik ku kanë fluturuar në drejtim të Barit në Itali ku do të çonin për kurim profesorin Gramoz Pashkon dhe së bashku me të ishte edhe djali Rubeni .