Komunizmi, regjimi që prodhoi 400 heronj të popullit e të punës
I pari i ketij lloji eshte vendimi i dates 9 korrik 1945, i firmosur nga Koço Tashko dhe Omer Nishani, i cili formalizon krijimin dhe akordimin e dekoratave te para siç ishin urdhrat “Hero Kombetar”, “Ylli Partizan”, “Medalje e Kujtimit”, “Medaljet e Trimerise”, etj. Ne te njejten dite me krijimin e pese dekoratave, keshilli mori vendime per akordimin e tyre disa prej kuadrove drejtuese te luftes. Ne njeren prej ketyre vendimeve, me propozim te Enver Hoxhes, u dekoruan me urdhrin e “Heroit Kombetar” deshmoret Qemal Stafa, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi, Kajo Karafili, Misto
Mame, Reshit Çollaku, Asim Zeneli dhe Ali Demi. Vendimi i 9 korrikut 1945 permbledh dy ngjarje te rendesishme ne fushen e dekorimeve: Kjo dite mund te cilesohet si dita e krijimit zyrtar te dekoratave pas çlirimit dhe se dyti, ne kete dite u dekoruan me urdhrin e “Heroit Kombetar” tete udheheqes komuniste, drejtues te formacioneve partizane. Sakaq, sipas disa burimeve pak te njohura, para krijimit zyrtar te dekoratave, disa muaj para korrikut 1945, ka pasur dhe disa dekorime te tjera siç ka qene dekorimi me “Medaljen e kujtimit”, akorduar ish-pjesetareve te Levizjes Nacional Çlirimtare gjate muajit mars te ketij viti nga Ministria e Luftes dhe e Mbrojtjes Kombetare. Kater muaj para vendimit te kryesise se Keshillit Antifashist per krijimin e dekoratave te para, certifikoheshin dekorime me porosi te Komandantit te Pergjithshem, tashme jo per “Medaljen e Kujtimit”, por per nje dekorate tjeter “Ylli Partizan”.
Per krijimin e dekoratave, udheheqja komuniste shqiptare u mbeshtet teresisht ne udhezimin e Zyres se Dekoratave te Kryesise se Keshillit te Pergjithshem te Jugosllavise. Ky dokument ka qene baza orientuese e organeve shqiptare dhe e gjithçkaje ka ndodhur me pas me propozimin dhe krijimin e pese dekoratave te para, ne korrik te vitit ‘45. Te gjitha dekoratat e para jane te te njejtit model me ate jugosllav. Nga moria e emertimeve te imituar prej jugosllaveve mungonte vetem dekorata “Bashkim Vellazerim”, e cila ishte karakteristike per Jugosllavine si nje shtet multietnik. Ne korrik te vitit 1949, Presidiumi i Kuvendit shpalli dekretin mbi ndryshimin e urdhrit te “Heroit Kombetar” ne “Hero te Popullit”. Po ate dite u dekoruan me urdhrin “Hero i Popullit” kater ushtarake madhore (Hysni Kapo, Myslim Peza, Petrit Dume e Zylyftar Veleshnja dhe njembedhjete deshmore. Ne kete periudhe, numri i te dekoruarve pas vdekjes me urdhrin “Heroi i Popullit” u be 20. Ne vitet ‘50 pati me pak dekorime me kete urdher, kryesisht disa punonjes te Ministrise se Brendshme si Hajdar Tafa, Pal Melyshi, Asim Aliko e ndonje tjeter.
Ne vitin 1954, dekorata “Hero i Popullit” nga urdher u quajt titull, duke u cilesuar si dekorata me e larte ne vend. Ky ligj nuk u ndryshua deri ne fund te viteve ‘80. Gjate kesaj periudhe pati dhe dy dekorime, mund te quhen masive, me titullin e larte “Hero i Popullit”, njeri me rastin e 25-vjetorit te çlirimit dhe tjetri ne kuadrin e 30-vjetorit te çlirimit. Brenda nje harku kohor prej pese vjetesh u dekoruan 81 individe, nje qytet (Tirana), tri brigada partizane) e para, e pesta dhe e gjashta), Sigurimi i Shtetit dhe Posta Kufitare e Vidohoves.
Heronjte e Punes Socialiste
Titulli “Hero i Punes Socialiste” qendronte ne krye te piramides se dekoratave per merita ne pune. Qe ne fillim u klasifikua si titull nderi dhe u vleresua i dyti pas titullit “Hero i Popullit”. Titulli “Hero i Punes Socialiste” u krijua ne vitin 1954, per te shperblyer te gjithe ata persona qe dalloheshin “per veprimtari e merita te jashtezakonshme ne ndertimin socialist te vendit”. Nje muaj pas nxjerrjes se ketij dekreti, ne nentor ‘54, doli nje vendim qeveritar qe percaktonte kushtet per dhenien e ketij titulli. Dy muaj me pas, ne shkurt te vitit 1955, u dekoruan gjate heronjte e pare te punes, Sali Vata, Budo Isufi, Xheladin Manjelli, Nderko Nakuçi, Ramadan Gaskolli dhe Halil Kraja. Vetem disa muaj me pas, ky titull iu akordua dhe disa punetoreve pararoje te industrise, Frrok Pjeter Gega, Maqo Anastasi, Koço Afezolli, Kapllan Hajdari e Ferit Qencka. Ne prill te vitit ’58, ky titull iu akordua gjashte punonjesve te sferes se bujqesise. Ne vitin 1969, me kete titull u nderuan 110 punonjes te dalluar, mes te cileve dhe grupi i 11 minatoreve te Batres, qe dhane jeten ne kerkim te shokut te tyre. Per here te pare, me titullin “Hero i Punes Socialiste” u nderuan edhe mjeke te shquar, si Petrit Gaçe, si dhe artiste te njohur si Naim Frasheri, Besim Levonja, Zoica Haxho e Hamdi Ferhati. Pese vjet me pas, ne vitin ’74, u vleresuan me kete titull edhe 33 personalitete te tjera. Njeri nder ta ishte dhe Lipe Nashi, titullari i ndermarrjes se naftes, i cili pese muaj me vone u arrestua per sabotim ne ate fushe ku ishte dekoruar si hero. Ne fund te viteve ’70, ky titull iu akordua 56 individeve te sektoreve te ndryshem. Gjate viteve 1980 u dekoruan me titullin “Hero...” 43 punonjes dhe 19 qendra pune e prodhimi.
vijon neser...