E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosi i “Kështjellës” dhe tre gjermanët pazar 40 kg heroinë

16/11/2009  Skema e trafikut të drogës në segmentin Lushnjë-Fier. Linja e plotë

TIRANE- Zaim Tafa, personi që njihet si pronari i lokalit luksoz “Kështjella” ka përfunduar si i pandehur në gjykatë së bashku me katër bashkëpunëtorët e tjerë, midis të cilëve edhe 3 shtetas gjermanë, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me dy shqiptarët kanë tentuar të trafikojnë në Gjermani 40 kg heroinë. Një gjë të tillë e bën me dije Prokuroria për Krime të Rënda, e cila dy ditë më parë ka dërguar për gjykim procedimin penal me nr. 38, ku të pandehur janë shtetasit Daniel Englert, me kombësi gjermane, Zaim Tafa, Albert Pëllumbaj, Franz Kiacsek gjerman dhe Regina Kiacsek, gjermane. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i pandehuri Daniel Englert është marrë me organizimin e trafikimit të kësaj sasie lënde narkotike. Ky i pandehur, pasi ka kontaktuar më parë në gjermani me të pandehurit Franz dhe Regina Kiacsek, kanë rënë dakord mes tyre që të takoheshin në Shqipëri. I pandehuri Daniel Englert ka arritur në Shqipëri me avion, nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Në të njëjtën datë, në orët e para të mëngjesit nëpërmjet portit të Durrësit, kanë arritur në Shqipëri edhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët do bënin transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria për në Gjermani të pandehurit, shtetasit gjermanë Franz dhe Regina Kiacsek. Këto të pandehur, pasi kanë dalë nga porti i Durrësit me automjetin e tyre me targa DON PA 179, kanë vajtur në aeroportin e Rinasit me qëllim për të pritur të pandehurin Daniel Englert. Në aeroport, pasi takohen me njëri-tjetrin, automjetin e ka drejtuar i pandehuri Daniel Englert, e më pas të tre të pandehurit kanë vajtur në qytetin e Lushnjës. Aty, të pandehurit Franz dhe Regina Kiacsek, janë akomoduar në hotel “Blerimi” Lushnjë, ndërsa i pandehuri Daniel Englert në hotel “Pilo-Lala”, po në qytetin e Lushnjës. Në orët e pasdites i pandehuri Daniel Englert ka kontaktuar në telefon me furnizuesin e sasisë së lëndës narkotike, konkretisht me të pandehurin Albert Pëllumbaj, me të cilin bie dakord që të takoheshin në afërsi të Fierit. Gjatë rrugës dy të pandehurit janë takuar afër fshatit Kolonjë, dhe pasi kanë bërë një copë rrugë bashkë, gjermani zbret nga makina, ndërsa me të Pëllumbaj drejtohet për në banesën e të pandehurit Zaim Tafa, që ndodhet në Fier. Pikërisht në garazhin e Tafës, ky i pandehur së bashku me Pëllumbaj, kanë ngarkuar 40 kg heroinë në makinën e gjermanëve. Kjo sasi lënde narkotike dyshohet se është trafikuar nga Maqedonia. Ndërkohë pas këtij momenti, automjeti i është dorëzuar sërish shtetasit Daniel Englert, dhe më pas ky i fundit ja ka dhënë çiftit gjerman, në mënyrë që këta të fundit të kryenin trafikimin 40 kg heroinës nga Shqipëria-Greqi, Itali, dhe më pas Gjermani.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›