E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert festiv në sheshin "Skënderbej"

Një koncert i madh është organizuar dje në mbrëmje në sheshin qendror të Tiranës, me rastin e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, një vendim historik për Shqipërinë, që ka në bazë transformimin dhe reformat e mëdha të ndodhura në vend vitet e fundit. Të pranishëm në këtë eveniment ishin personalitetet më të larta politike të vendit, si dhe disa mijëra qytetarë në këtë koncert, për të festuar në sheshin ku 17 vite më parë ndodhej përmendorja e diktatorit Enver Hoxha, i cili e mbajti Shqipërinë për gjysmë shekulli jashtë Evropës dhe botës. Në këtë koncert ishin të ftuar grupet dhe këngëtarët më të mirë, si grupi legjendar "Elita 5", këngëtarët: Eranda Libohova, Alban Skënderaj, Greta Koçi, Mariza Ikonomi, Soni Malaj, Vikena Kamenica, Sidrit Bejleri, Aleksandër Gjoka, grupi "Supernova" etj. Koncerti u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila ftoi organizatat rinore, organizatat joqeveritare, të vlerësojnë këtë ngjarje historike të kombit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›