Kosova firmos Kushtetutën e saj
Anëtarët e Komisionit
Kushtetues, në një ceremoni
solemne nënshkruan
Kushtetutën e Republikës
së Kosovës, si aktin më të
lartë juridik të vendit, e cila e përcakton
Kosovën shtet sovran dhe të
pavarur. Pas nënshkrimit, nga një
kopje iu dorëzua Presidentit dhe
Kryeministrit të vendit, e cila pastaj
do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës
për miratim, ndërkaq hyn në
fuqi më 15 qershor. Kryetari i Komisionit
Kushtetues, Hajredin Kuçi,
tha se Komisioni për hartimin e
Kushtetutës ka bërë punë të madhe.
Ai tha se është Kushtetutë e
mundësive dhe jo e pengesave.
"Me këtë po tregojmë se shteti dhe
vendi ynë do të marrë të ardhmen
në duart e veta dhe i thërrasim ata
për mbështetje të bërë në këtë
drejtim ne jo vetëm që po e përshkruajmë
botën, por besoj se do ta
ndryshojmë atë qëllimi i kësaj
Kushtetute përveçse është juridik,
ai është edhe më shumë fisnik", tha
Kuçi. Nënkryetarja e komisionit,
Nekibe Kelmendi, tha se dokumenti
më i lartë juridik i Republikës
së Kosovës dallon për shumëçka
nga dokumentet që kanë shtetet
fqinje. "Mendoj se sikur që Kosova
është pavarësuar dhe është bërë
një rast sui guneris, kurse tash është
bërë një rast shembull që duhet
ta ndjekin të gjitha vendet e regjionit,
sepse me këtë Kushtetutë,
qytetarët e Kosovës të gjithë janë
të barabartë para Kushtetutës dhe
ligjit dhe garancitë dhe të drejtat e
tyre", tha Kelmendi. Përfaqësuesi i
posaçëm i BE së në Kosovë, Peter
Fejt, theksoi se si rezultat i punës së
lodhshme të të gjithë atyre që kanë
qenë të përfshirë në këtë proces,
Kosova do të ketë një Kushtetutë
moderne që ndër të tjera do të
përmbajë dispozita të rëndësishme
për decentralizmin dhe të
drejtat e minoriteteve. Fejt tha se
kjo do ta ndihmojë vendin që t‘i
ofrohet Evropës. "Unë e kam shqyrtuar
dokumentin në kujdes dhe në
pajtim me autoritetin tim, unë e
certifikova atë dhe jam i nderuar që
po e luaj rolin tim në këtë proces
dhe ky është një moment historik
për Kosovën", tha Fejt. Presidenti i
Republikës, Fatmir Sejdiu, tha se
nënshkrimi i draftit të Kushtetutës
së Republikës së Kosovës nga
anëtarët e Komisionit Kushtetues
është kurorëzim i punës shumëmuajshe
të këtij komisioni, së
bashku me sekretariatin e tij, të cilët
meritojnë një falënderim të
veçantë për përkushtimin e tyre,
me qëllim të hartimit të një Kushtetute
moderne, e cila do të mbështesë
objektivat tona për ndërtimin
e një shoqërie demokratike dhe
prosperuese. "Projektkushtetuta e
Republikës së Kosovës dëshmon
edhe një herë përkushtimin e institucioneve
dhe të popullit të Republikës
së Kosovës për të zbatuar
në tërësi propozimin gjithëpërfshirës
të Presidentit Ahtisaari, dhe
në veçanti dispozitat që kanë të
bëjnë më liritë dhe të drejtat e komuniteteve
pakicë në Kosovë",
theksoi Presidenti Sejdiu, duke
shtuar se "këto të drejta e liri
themelore janë të patjetërsueshme
e të pacenueshme".
Presidenti Sejdiu theksoi se institucionet
e Kosovës do të respektojnë
zotimin e tyre dhe fjalën e
dhënë para popullit dhe para
botës se Republika e Kosovës do
ta dëshmojë veten duke zgjeruar
kufijtë e lirive njerëzore dhe do jetë
një shoqëri ku secili do të krenohet
si qytetar i barabartë i shtetit
të vet dhe i botës. "Ky hap gjithashtu
jep garanci për përparimin e një
shoqërie të zhvilluar dhe paraqet
bazën kryesore për forcimin e institucioneve
shtetërore të Kosovës,
si dhe për ndërtimin e korpusit
legjislativ që i duhet vendit
tonë në hapat e mëtejmë drejt proceseve
integruese në strukturat
euroatlantike", u shpreh Presidenti
Sejdiu. Kryeministri Hashim
Thaçi tha se sot po bëhet legjitimimi
i aktit të shpalljes së Kosovës
shtet të pavarur dhe sovran,
demokratik dhe multietnik.
"Kushtetuta e Republikës është
vullneti ynë, sepse buron nga vullneti
i qytetarëve të Kosovës. Kosova
për herë të parë në historinë e
saj po nxjerr Kushtetutë sipas vullnetit
të qytetarëve të vet", theksoi
Thaçi, duke shtuar se Kushtetuta
është shpresa jonë, sepse hapë
perspektivë për të ardhmen dhe
mirëqenien tonë më të mirë. Kushtetuta
e Kosovës përbëhet nga 40
kapituj dhe 160 nene dhe si e tillë
e përcakton Kosovën si Republikë
Parlamentare, duke avancuar rolin
e presidentit të Kosovës, i cili do
të jetë edhe komandant suprem i
Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Anëtarët e Komisionit Kushtetues
janë, Hajredin Kuci, Nekibe
Kelmendi, Jakup Krasniqi, Ramë
Manaj, Arsim Bajrami, Eqrem
Kryeziu, Kadri Kryeziu, Skënder
Hyseni, Ilaz Ramajli, Xhyljeta
Mushkolaj, Mahir Jakxhilar, Ramadan
Kelmendi, Blerim Shala,
Riza Smaka, Fatmir Fehmiu, Lirie
Osmani, Bajram Latifi dhe Xhevdet
Neziri.
Kushtetues, në një ceremoni
solemne nënshkruan
Kushtetutën e Republikës
së Kosovës, si aktin më të
lartë juridik të vendit, e cila e përcakton
Kosovën shtet sovran dhe të
pavarur. Pas nënshkrimit, nga një
kopje iu dorëzua Presidentit dhe
Kryeministrit të vendit, e cila pastaj
do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës
për miratim, ndërkaq hyn në
fuqi më 15 qershor. Kryetari i Komisionit
Kushtetues, Hajredin Kuçi,
tha se Komisioni për hartimin e
Kushtetutës ka bërë punë të madhe.
Ai tha se është Kushtetutë e
mundësive dhe jo e pengesave.
"Me këtë po tregojmë se shteti dhe
vendi ynë do të marrë të ardhmen
në duart e veta dhe i thërrasim ata
për mbështetje të bërë në këtë
drejtim ne jo vetëm që po e përshkruajmë
botën, por besoj se do ta
ndryshojmë atë qëllimi i kësaj
Kushtetute përveçse është juridik,
ai është edhe më shumë fisnik", tha
Kuçi. Nënkryetarja e komisionit,
Nekibe Kelmendi, tha se dokumenti
më i lartë juridik i Republikës
së Kosovës dallon për shumëçka
nga dokumentet që kanë shtetet
fqinje. "Mendoj se sikur që Kosova
është pavarësuar dhe është bërë
një rast sui guneris, kurse tash është
bërë një rast shembull që duhet
ta ndjekin të gjitha vendet e regjionit,
sepse me këtë Kushtetutë,
qytetarët e Kosovës të gjithë janë
të barabartë para Kushtetutës dhe
ligjit dhe garancitë dhe të drejtat e
tyre", tha Kelmendi. Përfaqësuesi i
posaçëm i BE së në Kosovë, Peter
Fejt, theksoi se si rezultat i punës së
lodhshme të të gjithë atyre që kanë
qenë të përfshirë në këtë proces,
Kosova do të ketë një Kushtetutë
moderne që ndër të tjera do të
përmbajë dispozita të rëndësishme
për decentralizmin dhe të
drejtat e minoriteteve. Fejt tha se
kjo do ta ndihmojë vendin që t‘i
ofrohet Evropës. "Unë e kam shqyrtuar
dokumentin në kujdes dhe në
pajtim me autoritetin tim, unë e
certifikova atë dhe jam i nderuar që
po e luaj rolin tim në këtë proces
dhe ky është një moment historik
për Kosovën", tha Fejt. Presidenti i
Republikës, Fatmir Sejdiu, tha se
nënshkrimi i draftit të Kushtetutës
së Republikës së Kosovës nga
anëtarët e Komisionit Kushtetues
është kurorëzim i punës shumëmuajshe
të këtij komisioni, së
bashku me sekretariatin e tij, të cilët
meritojnë një falënderim të
veçantë për përkushtimin e tyre,
me qëllim të hartimit të një Kushtetute
moderne, e cila do të mbështesë
objektivat tona për ndërtimin
e një shoqërie demokratike dhe
prosperuese. "Projektkushtetuta e
Republikës së Kosovës dëshmon
edhe një herë përkushtimin e institucioneve
dhe të popullit të Republikës
së Kosovës për të zbatuar
në tërësi propozimin gjithëpërfshirës
të Presidentit Ahtisaari, dhe
në veçanti dispozitat që kanë të
bëjnë më liritë dhe të drejtat e komuniteteve
pakicë në Kosovë",
theksoi Presidenti Sejdiu, duke
shtuar se "këto të drejta e liri
themelore janë të patjetërsueshme
e të pacenueshme".
Presidenti Sejdiu theksoi se institucionet
e Kosovës do të respektojnë
zotimin e tyre dhe fjalën e
dhënë para popullit dhe para
botës se Republika e Kosovës do
ta dëshmojë veten duke zgjeruar
kufijtë e lirive njerëzore dhe do jetë
një shoqëri ku secili do të krenohet
si qytetar i barabartë i shtetit
të vet dhe i botës. "Ky hap gjithashtu
jep garanci për përparimin e një
shoqërie të zhvilluar dhe paraqet
bazën kryesore për forcimin e institucioneve
shtetërore të Kosovës,
si dhe për ndërtimin e korpusit
legjislativ që i duhet vendit
tonë në hapat e mëtejmë drejt proceseve
integruese në strukturat
euroatlantike", u shpreh Presidenti
Sejdiu. Kryeministri Hashim
Thaçi tha se sot po bëhet legjitimimi
i aktit të shpalljes së Kosovës
shtet të pavarur dhe sovran,
demokratik dhe multietnik.
"Kushtetuta e Republikës është
vullneti ynë, sepse buron nga vullneti
i qytetarëve të Kosovës. Kosova
për herë të parë në historinë e
saj po nxjerr Kushtetutë sipas vullnetit
të qytetarëve të vet", theksoi
Thaçi, duke shtuar se Kushtetuta
është shpresa jonë, sepse hapë
perspektivë për të ardhmen dhe
mirëqenien tonë më të mirë. Kushtetuta
e Kosovës përbëhet nga 40
kapituj dhe 160 nene dhe si e tillë
e përcakton Kosovën si Republikë
Parlamentare, duke avancuar rolin
e presidentit të Kosovës, i cili do
të jetë edhe komandant suprem i
Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Anëtarët e Komisionit Kushtetues
janë, Hajredin Kuci, Nekibe
Kelmendi, Jakup Krasniqi, Ramë
Manaj, Arsim Bajrami, Eqrem
Kryeziu, Kadri Kryeziu, Skënder
Hyseni, Ilaz Ramajli, Xhyljeta
Mushkolaj, Mahir Jakxhilar, Ramadan
Kelmendi, Blerim Shala,
Riza Smaka, Fatmir Fehmiu, Lirie
Osmani, Bajram Latifi dhe Xhevdet
Neziri.