Zgjedhjet, neni që ndryshon Kushtetutën
Komisioni i Ligjeve ka marrë në shqyrtim dje paketën e propozimeve të bëra nga Partia Socialiste për ndryshimet në Kushtetutë, që kanë lidhje me reformën zgjedhore. Sipas PS-së, me miratimin e këtyre ndryshimeve duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor nga mazhoritar me korrektim proporcional, që është aktualisht, në proporcional mbi bazën e listave shumemërore i bazuar në 12 ndarje sa ç‘janë aktualisht në vendin tonë. Por partitë e vogla, si të opozitës, ashtu edhe të mazhorancës, kanë kundërshtuar hapur këtë paketë të sjellë nga Partia Socialiste. Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, dhe kreu i grupit parlamentar të PR-së, Arjan Madhi, janë shprehur kundër nisjes së diskutimit në Komisionin e Ligjeve me argumentin se po shkeleshin procedurat parlamentare. Deputeti i LSI-së, anëtar i Komisionit të Ligjeve, Spartak Braho, është shprehur dje se "u kemi kërkuar edhe kolegëve socialistë që të respektojnë rregulloren për t‘i bërë gjërat në rregull". Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PR-së, Arian Madhi, është shprehur se "kjo nismë nuk është parashikuar as në kalendarin e punimeve të këtij komisioni për t‘u shqyrtuar, ndaj në këto kushte jemi në kundërshtim flagrant qoftë me kalendarin të miratuar në Kuvend, qoftë me procedurat që eventualisht janë zbatuar në këtë komision. Nuk do të ishte në nderin e këtij komisioni që të shkelej procedura ligjore". Por pretendimet e dy deputetëve të partive të vogla, Braho dhe Madhi, janë hedhur poshtë nga kryetari i komisionit, Fatos Beja, i cili gjatë fjalës së tij ka deklaruar se ky propozim ka ardhur më 17 mars dhe u është shpërndarë deputetëve, është futur në program dhe është miratuar në Kuvend. Rregullorja përcakton se komisionet janë të detyruara të zbatojnë atë që vendos Kuvendi dhe ne si komision jemi të shtrënguar të zbatojmë atë që ka vendosur Kuvendi. Por më "konsensual" është treguar deputeti i PS-së, Bashkim Fino, i cili për të mos prishur qejfin e askujt në komision, ka kërkuar që komisioni të shtynte diskutimin e kësaj pakete të propozuar nga PS-ja deri ditën e mërkurë. Më pas komisioni ka mbyllur mbledhjen, duke përzgjedhur dy relatorët të cilët do të merren me këtë paketë. Nga PD-ja është caktuar Arenca Trashani dhe nga PS-ja Fatmir Xhafa. Pavarësish propozimeve për ndryshimin në Kushtetutë dhe kompromisit të dy partive të mëdha për ta kryer një veprim të tillë, partitë e vogla kanë deklaruar publikisht se janë kundër ndryshimit të Kushtetutës, duke kërkuar një diskutim më të gjerë mes faktorit politik për të vendosur në mënyrë konsensuale se cili sistem zgjedhor duhet të aplikohet në zgjedhje. Pavarësisht pretendimeve të partive të vogla, dy partitë e mëdha duket se tashmë e kanë vendosur sistemin që do të aplikojnë në zgjedhjet e 2009, qoftë ky edhe pa dëshirën e partive të vogla. Nga burime konfidenciale bëhet e ditur se kjo siguri për dy partitë e mëdha vjen sepse tashmë ato kanë numrin e nevojshëm në Kuvend për t‘i miratuar ndryshimet pavarësisht kontestimeve të disa partive parlamentare.
Kushtetuta
Neni 64
1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. 100 deputetë zgjidhen drejtpërdrejt në zona një emërore me numër të përafërt zgjedhësish. 40 deputetë zgjidhen nga listat shumemërore të partive dhe/ose koalicioneve të partive sipas renditjes në to.
2. Numri i përgjithshëm i deputetëve të çdo partie dhe/ose koalicion partish përcaktohet në raport sa më të afërt me votat e vlefshme të marra prej tyre në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve.
3. Partitë që marrin më pak se 2.5 për qind dhe koalicionet e partive që marrin më pak se 4 për qind të votave të vlefshme në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve, nuk përfitojnë nga listat shumemërore përkatëse.
Propozimi i ri
Në paketën e saj, dërguar në Kuvend, Partia Socialiste kërkon që të ndryshohet Kushtetuta, për të pasur mundësi që të ndërhyhet në sistemin zgjedhor. Socialistët kanë propozuar sistemin spanjoll, që është kalimi në sistemin proporcional me listë shumemërore, bazuar në ndarjen administrative sipas qarqeve aktuale