E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi Sekret Maqedonas ndiqte Menduh Thaçin

Ministria e Brendshme e Maqedonisë
vërtetoi se ka pasur dosje
të hapur deri në prill të vitit
2007 për ndjekjen e aktiviteteve politike
të kryetarit aktual të PDSH-së, Menduh
Thaçi. Kjo u vërtetua pas një takimit të
kryetarit të PDSH-së me ministren e
Brendshme, Jankullovska. Ministrja e
Brendshme e Maqedonisë, Gordana
Jankullovska, deklaroi se për 15 vite ishte
udhëhequr dosje dhe ndjekje të shërbimeve
sekrete për kryetarin e PDSHsë,
Menduh Thaçi. Ministrja e Brendshme
deklaroi se pas hetimeve të kryera
në MPB është evidentuar lënda për kryetarin
e PDSH-së, Menduh Thaçi. Ajo ka
shprehur keqardhje për këtë mënyrë të
keqpërdorimit të institucioneve. "Ne
presim se institucionet përgjegjëse të
zbatojnë procedurë dhe të ndriçojnë rastin",
theksoi ministrja Jankullovska. Kryetari
i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka deklaruar
se do ta çojë deri në fund
zbardhjen e këtij rasti, që sipas tij, ka të
bëjë me shkelje të të drejtave themelore
të njeriut dhe përndjekje politike. Thaçi
ka paraqitur një dokument ku ish-shefi
i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror, Zoran
Verushevski, ka urdhëruar hapjen e
dosjes me numër 164 për të ndjekur
Menduh Thaçin, i theksuar me nofkën
"Kreatori", për shkak siç thuhet politikës
së tij ekstremiste, nacionaliste dhe separatiste.
Siç thuhet më tej, kryetari aktual
i PDSH-së paraqet rrezik për shkëputjen
e vendit dhe bashkëngjitje me
Shqipërinë.
Dokumenti përmban një dosje prej
3800 faqesh dhe se ka qenë e hapur deri
në prill të vitit 2007. Ministrja e
Brendshme, Gordana Jankullovska,
pritet të ngrejë një komision të posaçëm
anketues për zbardhjen e këtij rasti dhe
të ndjekjes policore. Nga ana tjetër, kryetari
i PDSH-së theksoi se do të ketë edhe
ndjekje penale private për personat që
kanë hapur dosjen e tij dhe se rasti, sipas
tij, do të shqyrtohet edhe nga Gjykata
e Strasburgut, nëpërmjet avokatëve
të tij, të cilët janë: një shqiptar, një
maqedonas dhe një ndërkombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›