E Diel, 1 Nëntor 2026

Koncerte për festat e nëntorit

Në datën 26 nëntor, në sallën "Kadri Roshi" të Teatrit Kombëtar në Tiranë, jepet një koncert festiv me rastin e 65-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashist. Kurse në datën 28 nëntor, po me të njëjtin rast, jepet një koncert i madh festiv i quajtur "Përkujtimi", në Teatrin e Operës dhe Baletit, në orën 19:00. Në këtë koncert marrin pjesë solistë, kori, orkestra, trupa e baletit, ansambli popullor dhe studentë të Akademisë së Arteve. Koreograf është Agron Aliaj, dirigjent kori Dritan Lumshi, dirigjentë të orkestrës janë Zhani Ciko, Edmond Doko dhe Ermir Krantja, ndërsa regjisor është Pali Kuke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›