E Diel, 1 Nëntor 2026

Koncesionet e HEC-eve, Berisha: Opozita u përpoq të sterrojë një proces jetik

Sali Berisha / Foto arkiv

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha ka folur për prokurimet  elektronike. Sipas tij, pasqyrimi i koncesioneve në sistemin dixhital siguron transparencën maksimale dhe e bën Shqipërinë vendin e parë që ndërmerr këtë hap.

Bëhemi vendi i parë me koncesione elektronike. Koncesionet në sistemin dixhital bëhen procesi më transparent, tha Berisha.

Kryeministri i cilësoi qëndrimet e opozitës në lidhje me koncesionet si përpjekje mafioze të pabaza, të cilat synojnë të nxijnë një proces jetik.

Pas trillimeve, nga sirtarët doli qëndrimi i ri, anulimi i tyre. Me këto praktika, sa të rrjedhë në det uji i lumenjve, ata që ngrihen kundër zhvillimit të vendit të tyre nuk vijnë në pushtet. Të deklarosh se do të anulosh ndërtimin  e 320 hidrocentraleve do të thotë të mbledhësh të gjitha fuqitë negative të natyrës dhe ti derdhësh mbi vendin tënd, për të sterruar një proces jetik, tha Berisha.

Sipas kryeministrit, koncesionet përbëjnë një proces me rëndësi kapitale, për shkak të kontratave që arrijnë në 3 miliardë euro investime dhe rreth 100 mijë vende të reja pune.

Tani bëhet hapi i dytë i madh: procedura tërësore elektronike. Në faqet e agjencive të prokurimeve mund të lexohen ofertat, fituesit dhe kushtet me të cilat kanë fituar, përfundoi Berisha. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›