E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, BERZH: Rënie konsumi, kujdes me borxhin

TIRANE- Ulje e konsumit ushqimor, reduktim i blerjes së mallrave të luksit dhe reduktim vizitash tek mjeku janë vetëm disa nga kufizimet që familjet kanë bërë për shkak të krizës.

Së paku në këtë përfundim ka mbërritur BERZH në raportin më të fundit Kriza dhe Tranzicioni gjatë analizës së ecurisë ekonomike për 29 vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

Rraporti parashikon një rritje ekonomike prej vetëm 1.2 për qind këtë vit për Shqipërinë. Sipas raportit, shumë njerëz nuk kanë paguar ose kanë shtyrë pagesën e faturave, ndërkohë që është rritur huamarrja në mënyrë informate, me marrjen e parave borxh nëpër të afërm.

Kriza ka ndikuar shumë në 40% të familjeve në Ballkan dhe në 60% të familjeve shqiptare- thuhet në raport, ku theksohet se duhet bere nje kudes i madh me borxhin publik pasi ka ndikim ne rritjen e ekonomise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›