Kondo, vdekja misterioze e shtangistit qe emigroi ne Amerike
14/12/2004 A ka dorë ambasada e Shqipërisë në Nju Jork mbi vdekjen e mistershme të Aleksandër Kondos? Cila është historia e vërtetë e ish-mjeshtrit të famshëm të shtangës, që u arratis nga Shqipëria në 1985-ën, ku mbas disa vitesh humbi jetën
Aleksandër Kondo
Vdekja misterioze e shtangistit që emigroi në Amerikë
Beqir Sina
Nju Jork
"Vdekjen e Aleksandrit e mësova vetëm pas tri orësh të aksidentit tragjik, kur shkova në dyqanin e Ramiz Danit”, thotë Ndrec Gjergj - Ndreu, për gazetën kombëtare “Bota sot”, një emigrant i vjetër në SHBA. Në atë kohë, Ndreu tregon se disa nga shokët e Sandrit, që ishin me banim në Manhattan, sapo i kishin telefonuar te piceria për t’i thënë: “Sandri vdiq”.
"Për t'u bërë më të sigurt, u nisëm menjëherë drejt vendngjarjes, që nuk ishte shumë larg punës sonë. Kur mbërritëm atje, i pari që na tregoi për vdekjen e Sandrit, ishte një shok tjetër i tij, që quhej Ndriçim Shpuza (Çim Shpuza). Ai na tha se vdekja kishte ardhur nga një aksident automobilistik, kur Sandri po udhëtonte me makinën e tij të vjetër, e tipit "Wolsvagen", në afërsi të një kishe ortodokse”, ka rrëfyer Ndreca.
Ndreca në rrëfimin e tij hidhte dyshime mbi vrasjen, duke thënë: “Pas të gjitha atyre që mësuam rreth aksidentit, çfarë kishte ndodhur me Aleksandrin, ne përsëri nuk ishim plotësisht të bindur dhe kishim dyshime se e vërteta nuk ishte ajo që na thuhej ne, dhe ne, nuk duhej t'i besonim të gjitha ato çka po thuheshin. Kjo gjë na u përforcua akoma dhe më shumë dhe na u konfirmua plotësisht, që ne të dyshonim për ta quajtur vdekjen e mistershme, kur u kthyem përsëri te rruga. Rruga ishte e gjerë - rreth 10 metra dhe nuk kishte edhe një makinë për "be", siç i themi ne shqiptarët për të dyshuar. Policia, nuk kishte ndaluar asnjeri, veçse na thanë se “ja ku është përplasur, pas këtij trungu peme”. Dhe ashtu ishte vërtet, për të mos spekuluar, makina ishte e shkatërruar pas pemës, por se si erdhi deri aty aksidenti që i mori jetën, atë nuk e di unë? Vetëm “Zoti e di" dhe është e vështirë ta përshkruaj”.
Mirëpo, në vitin 1994, një dëshmitar anonim në Amerikë, thuhet se i ka rrëfyer familjes Kondo, në Tiranë, se aksidenti me makinë ndaj Aleksandër Kondos kishte qenë i kurdisur nga dy shqiptarë. Ata mendohet t’i kenë prishur Sandrit frenat e makinës, gjatë kohës që ai po hante bukë në një restorant në Nju Jork. Po kështu, ata të dy i kishin hedhur Sandrit diçka në ushqim dhe pas mbarimit të drekës i kishin thënë atij që të shkonte me ta nga kisha ortodokse dhe e kishin shoqëruar atë nga pas. Ata thonin se, Sandri e mbante makinën pa frena dhe se ai tallej shpesh me nipin e tyre, duke e vënë në lojë. Për një dëshmi të tillë u pyet Ndrec Gjergji, i cili tha se nuk mund ta konfirmonte këtë gjë, pasi nuk e kishte dëgjuar vetë historinë, ose të ketë qenë dëshmitar në këtë ndodhi.
Për të zbardhur sado pak të vërtetën e vdekjes “aksidentale” të Aleksandër Kondos, flet miku më i afërt i tij, me të cilin u pa dhe për herë të fundit.
Aleksandër Kondo u bë simbol i peshëngritjes shqiptare në vitet ’70-‘80. Në vitin 1985 emigroi në tokën e premtuar, kur pas pak vitesh gjeti vdekjen në një aksident automobilistik.
Zoti Gjergji, si e ke njohur peshëngritësin Aleksandër Kondo?
Së pari, dëshiroj të identifikohem. Jam Ndrec Gjergji - Ndreu, emigrant i vjetër politik në Amerikë, një mbretëror i devotshëm. Aleksandër Kondon e njoha që në ditët e para kur ai erdhi në Amerikë. Me të shkelur në këtë vend, ai u afrua shumë me organizatat dhe grupet anti-komuniste të komunitetit shqiptar. Ndonëse, siç na informuan atëherë për atë, se ai vinte nga një familje komuniste. Mirëpo, sjellja e tij dhe mënyra se si ai kërkonte të luftonte komunizmin, nuk të jepte asnjë përshtypje dhe nuk të linte asnjë fije dyshimi, se ai mund të kishte ndonjë lidhje me komunizmin.
Personalisht, në mërgim, ku kam më se 50 vjet, kam pasur rastin të njoh edhe më parë shumë elementë antikomunistë, por një njeri si Aleksandër Kondo, nuk kisha hasur ndonjëherë. Për Sandrin (Aleksandrin), komunizmi ishte një armik i përbetuar, që duhej luftuar me të gjitha mënyrat, deri në vdekje.
Ai vinte çdo ditë pothuajse në picerinë "Dany's Pizza" në Queens, dyqanin e Ramiz Danit, të cilin e kishte si mik. Ai kishte ditë që dukej i shqetësuar, por nuk ishte shprehur se përse...? Atë ditë para se të ndodhte aksidenti tragjik, që i mori dhe jetën, dikush erdhi dhe e thirri. Për këtë më tregoi Ramizi, i cili i kishte thënë Sandrit se duhej të çonin veturën për në auto-ofiçinë. Dhe kishin dalë si "rrufeja" kur i thonë, tamam sipas shprehjeve profetike "tamam sikur e thërriste vdekja!!!".
Ndonëse i ri dhe një njeri i privilegjuar në Shqipëri, në atë kohë, Aleksandri zgjodhi çuditërisht rrugën e mërgimit. Si mik i afërt i tij, mund ta keni diskutuar se cilat ishin arsyet që e shtynë të linte vendin për të ardhur aq herët drejt Amerikës?
Me Aleksandrin jam takuar për herë të parë te piceria e Ramiz Danit, në Queens, një vend i njohur, ku mblidheshin shpeshherë të arratisurit e asaj kohe. Dhe me takimin e parë ai u prezantua në mënyrë të habitshme, duke treguar biografinë e tij dhe të familjes deri në imtësi. Ashtu siç edhe flisnin bashkatdhetarët, të cilët ose e njihnin më parë, ose kishin dëgjuar diçka rreth tij, ai ishte një njeri shumë i respektuar. Por, edhe ai kishte një respekt të veçantë për legalistët dhe, veçanërisht, për patriotin dhe mbretënorin e orëve të para, Ramiz Danin.
Në këtë kontekst, Aleksandri i fitoi zemrat e të gjithëve në mërgatën shqiptare, dhe shumë shpejt i bëri për vete pothuajse të gjithë atdhetarët, patriotët dhe demokratët shqiptarë në mërgim. Aleksandri, për këtë brez mërgimtarësh, nuk konsiderohej më si ndonjë i "dërguar" i sigurimit të shtetit, ose si ndonjeri që u arratis se i morën lopën, dhe e bënë pa dëshirë kooperativë, por si një shqiptar, atdhetar i papajtur me regjimin dhe i pakënaqur me regjimin enverian, të cilin e urrente shumë.
Ju thatë se e urrente shumë atë regjim, mund të na thoni se cilat ishin arsyet?
Në atë periudhë që Aleksandri erdhi në Amerikë, lëvizja antikomuniste ishte bërë shumë e fortë. Atëherë ziente lëvizja antikomuniste, demonstratat me flamurin pa yll, sloganet dhe thirrjet kundra qeverisë komuniste, të cilat e drithëruan Tiranën, dhe veglat e tyre në mërgim. Një njeri, i cili ishte i gatshëm për të sakrifikuar dhe nxitur të tjerët, të ishin kundra Qeverisë komuniste, ishte vetwm Aleksandër Kondo.
Edhe dy a tri ditë, para se të vdiste, nuk jam shumë i saktë me datat, ai mori pjesë në krye të një demonstrate që organizuam ne antikomunistët, para zyrave të Misionit shqiptar pranë selisë së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Aleksandri, aty u vu në krye të turmës dhe hodhi parulla anti-komuniste, demaskoi dhe bëri thirrje për përmbysjen e atij pushteti. Mirëpo, vendosmëria e tij dhe vullneti për të sakrifikuar, duke demonstruar rrugëve të Amerikës, nuk ishte drejtuar vetëm kundra Qeverisë komuniste në Tiranë.
Ato nuk mund të anashkaloheshin pa rënë në sy, në vëmendjen e Tiranës, Beogradit e Athinës. Gjithashtu, Aleksandri protestonte, deri atje sa vinte veten në rrezik, kundër regjimit serb, dilte hapur kundra grekëve në vendet ku ata banonin si emigrantë në Queens - Astoria. Me këto veprime, Aleksandri dëshmoi pa asnjë dyshim se ai ishte një antikomunist, një atdhetar mjaft i zjarrtë.
ǒmund të na thoni për dyshimet që kanë lindur, se në vdekjen e Aleksandrit ka dorë sigurimi i shtetit dhe veglat e tyre në mërgim?
Nuk e di se si mund ta quaj një pyetje të tillë, dhe se si mund të tingëllonte kjo pyetje, pas të gjithë atyre gjërave që thashë më lart? Ambasada shqiptare në Nju Jork, Aleksandrin e kishte vendosur në shënjestër. Di të them se ai ndiqej në çdo lëvizje dhe kontrollohej nga njerëzit e sigurimit, për çdo veprim që mund të bënte. Kështu që jam i ndërgjegjshëm, të them se nuk kam ndonjë të dhënë të sigurtë, se në vrasjen e tij “ka dorë sigurimi, apo vërtet është dora e sigurimit të shtetit në Amerikë”. Po mund të them me ndërgjegje se vdekja ka shumë dyshime të mistershme.....
Ajo që ngjall dyshime është më se e vërtetë. Ne në vdekjen e tij menduam dhe thirrëm njëri-tjetrin, që të bëhet ç’është e mundur, që kufoma me trupin e Aleksandër Kondos të dërgohej pranë familjes. Meqenëse tani ai vdiq dhe nuk kishte asnjeri në këtë vend, pra, s'kishte kush t'ja qante hallet, i themi ne shqiptarët e vjetër, t'i thoshte nja dy fjalë.
Si shqiptarë që jemi, e kemi në traditë qoftë edhe hasëm, kur vdes tjetri shkojmë e i hedhim një dorë dhe.
Mirëpo, ne dërguam dy veta për të hyrë në bisedime me ambasadën dhe, konkretisht, me ambasadorin e asaj kohe, Bashkim Pitarkën, i cili, siç na thanë, kur u kthyen nga Manhattan, të pezmatuar, u kishte thënë: "Të vdekur mbajeni ju Aleksandër Kondon, sepse, unë atë e doja të gjallë, e pastaj e shihnit ju se si e dërgoja në Tiranë".
Si e morët vesh lajmin dhe rrethanat e vdekjes së Aleksandrit?
Sapo mbërrita në punë, dikush më telefonoi. Menjëherë u nisa drejt vendngjarjes, pasi ndodhesha në momentet e fillimit të punës, vetëm tri a katër orë pas aksidentit.
Në rrugë, kur mbërrita te vendngjarja, pashë vetëm policinë dhe hetuesit që po bënin hetimet e çastit, dhe disa fotografime. U largova sapo mësova se e kishin çuar drejt spitalit, me shpresë se do ta gjeja të gjallë. Atje pashë që ishin grumbulluar shumë shokë dhe miq të tij, një pjesë të tyre i shihja për herë të parë, nga që nuk i njihja. Në ato momente, Aleksandri ndodhej në sallën e reanimacionit. Hyra në sallë dhe më shpërthyen lotët, kur e pashë në atë gjendje, i dëmtuar jashtë mase dhe në "gjumin" e vdekjes. I thashë si pa ditur lamtumirë Sandri, lamtumirë or bir, po pse kështuuu.... dhe dikush më tërhoqi duke më dhënë pak kurajo. Ishte një moment nga më të hidhurit në jetën time. S'do ta besoj më kurrë atë çka ka ndodhur atë ditë.
Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për mërgimtarët tanë, atdhetarët dhe patriotët.
Ajo u prit me hidhërim të thellë, duke ngjallur shumë dyshime. Dyshime, të cilat, edhe sot e kësaj dite janë mistere, që për mendimin tim mund t'i përgjigjet vetëm ish-ambasadori i Tiranës në Nju Jork, i atyre viteve, Bashkim Pitarka, i cili qëndron diku i fshehur në sajë të lidhjeve që ka pasur në atë kohë dhe të ndonjë statusi, që ndoshta e ka fituar në SHBA. Për këto që po them nuk ka asnjë lloj spekulimi.
Çfarë ndodhi pas këtyre që po na tregoni, a e mbani mend?
Njëlloj sikur gjithçka të ketë ndodhur sot. Rreth 200 a 300 mërgimtarë, legalistë, ballistë, antikomunistët, jemi mbledhur vetëtimthi dhe në mënyrë spontane kemi krijuar një fushatë për të organizuar ceremoninë mortore dhe varrimin, duke e konsideruar Aleksandrin, si një njeri të respektuar e të dashur për të gjithë ne. Një njeri që nuk e meritonte në asnjë mënyrë vdekjen tragjike, por meritonte respektin dhe nderimin e të gjithëve. Në arkivolin e tij u vendosën kurora me lule, në emër të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, dhe të disa partive të tjera politike, që vepronin në mërgim. Ai është varrosur në varrezat publike në Queens - "Cyprus Cementery Hills".