Nano: Ndryshimet në qeveri, vetëm në janar
12/12/2004 Ministrat kanë garantuar dje qëndrimin në detyrë deri në fillim të muajit shkurt. Krerët e "Koalicionit për Integrim" kanë arritur në marrëveshjen më të fundit mbi përbërjen e qeverisë dhe për bashkëpunimin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Nano, Gjinushi, Ceka, Dule, Xhuveli dhe Milo kanë rënë dakord në parim për të nisur ndryshimet në qeveri, vetëm në mes të muajit janar, që përkon dhe me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Burimet thanë se do të jetë Kongresi i PS-së, që do të vendosë përfundimisht mbi ndryshimet dhe përbërjen e qeverisë. Në bisedimet e zhvilluara në selinë e Partisë Socialiste është vlerësuar se janari është koha më e përshtatshme për ndryshime. Kjo për vetë faktin se, në janar është planifikuar dhe analiza e punës prej kreut të qeverisë. Në shkëmbim të kësaj marrëveshjeje, aleatët e vegjël të PS-së kanë rënë dakord që të mbështesin projektbuxhetin e shtetit për vitin 2005, duke i siguruar qeverisë aktuale arritjen e objektivave që parashtrojnë investimet për vitin e ardhshëm. Bisedimet në selinë rozë, për pajtimin e partive të majta, zgjatën më shumë se katër orë. Megjithatë, krerët e PS-së, PSD-së, PAD-së, PAA-së, PBDNJ-së dhe PDS-së, kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët, ku theksohej bashkëpunimi për reformën zgjedhore në reformat integruese dhe angazhimi për strategjinë elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005.
Deklarata
Kryetari i PS-së, Fatos Nano, duke cituar deklaratën tha se "tryeza e nivelit të lartë ka shprehur vullnetin politik për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të qeverisjes". Ai i ka përcaktuar objektivat e kësaj marrëveshjeje si "përshpejtimin e ritmeve të reformave integruese në përmirësimin dhe modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturave, të arsimimit të brezit të ri, të kujdesit shëndetësor të përkrahjes sociale etj. Në përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo trafiqeve". Duke i cilësuar si objektiva me rëndësi kombëtare, Nano është shprehur në emër të aleatëve të tij se "arritja e këtyre objektivave garantohen nga Buxheti i Shtetit për vitin 2005, që qeveria ka paraqitur në Kuvend". Duket se ky ka qenë dhe shkaku pse aleatët e Nanos kanë pranuar të japin 11 votat që kanë në dispozicion për votimin e shpenzimeve të shtetit për vitin e ardhshëm.
Zgjedhjet
Partitë e koalicionit kanë rënë dakord për të forcuar bashkëpunimin mes tyre në kuadër të reformës zgjedhore dhe të përmirësimeve në Kodin e Zgjedhjeve, kjo "duke mbrojtur dhe vepruar në Kuvend qëndrime të njehsuara". Për të përmirësuar dhe forcuar më tej marrëdhëniet mes partive të koalicionit është përcaktuar të zhvillohen tryeza në nivel ekspertësh për të gjitha çështjet sensitive, si në nivel qendror, ashtu dhe atë vendor. Ndërkohë procesi zgjedhor i vitit të ardhshëm do të kërkojë për këto parti një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi politik dhe qeverisës për t'u zbatuar. Kjo në funksion dhe për garantim të fitores në zgjedhjet parlamentare. Kështu, tryeza e koalicionit ka mbaruar, duke marrë premtimin për një bashkëpunim të efektshëm mes krerëve të partive, reciprokisht të Partisë Socialiste, Fatos Nano; Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi; Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli; PBDNJ-së, Vangjel Dule; Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka dhe Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo.
Gjinushi: Janari është vonë
Aleatët e vegjël të Partisë Socialiste në "Koalicionin për Integrim" kanë përforcuar qëndrimet e dala nga deklarata e përbashkët e ditës së djeshme. Të pyetur nga "Metropol", ata kanë mbështetur të gjitha pikat e marrëveshjes, ndërkohë që kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, nuk e ka pranuar paragrafin e PS-së, që ndryshimet në qeveri të diskutohen në muajin janar të vitit të ardhshëm. Dy orë pas bërjes publike të deklaratës, ka ardhur reagimi i parë negativ prej kreut të PSD-së, ku është theksuar se "mazhoranca po humbet një shans për të përmirësuar qeverisjen e për të ndryshuar imazhin e saj". Gjinushi i ka qëndruar deklaratave të mëparshme, që periudha e para buxhetit është më e efektshmja për të ndërmarrë ndryshime reale dhe serioze në kabinetin qeveritar. Gjinushi nuk ka përcaktuar qartë se çfarë qëndrimi do të mbajë dhe në lidhje me ministrin Punës dhe Çështjeve Sociale në kabinetin Nano, si përfaqësues të PSD-së. Ndërkohë që vota e tij në miratim të buxhetit do të jetë në varësi të reagimit nga ana e PS-së. Nga ana tjetër, aleatët si Ceka, Xhuveli, Dule dhe Milo kanë mbështetur plotësisht të gjithë paragrafët e deklaratës, duke shprehuar se fillimi i vitit 2005 do të jetë koha e përshtatshme që do të kenë përfaqësuesit e tyre në qeverisjen qendrore. Kështu, aleatët e "Koalicionit për Integrim", tashmë duhet të punojnë për forcim të marrëdhënieve mes tyre, në funksion të ballafaqimit me elektoratin në zgjedhjet e ardhshme, duke përgatitur dhe një strategji të përbashkët.