Shqipëria ankesë në OKB për të drejtat e emigrantëve
12/12/2004 Greqia dhe Italia janë dy shtetet më problematikë për sa i përket të drejtave të emigrantëve shqiptarë. Për këtë, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur t'i drejtohet Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve shqiptarë. "T'i kërkohet të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të organizojë një vizitë në Itali dhe në Greqi të përgatisë një raport mbi gjendjen e shqiptarëve në këto vende", thuhet në strategjinë e miratuar prej qeverisë tre javë më parë. Iniciativa i është kërkuar të ndërmerret prej qeverisë shqiptare me një letër zyrtare. Gjithashtu, është kërkuar që të kontaktohet qeveria greke dhe ajo italiane, për të propozuar krijimin e një komisioni konsultativ të nivelit të lartë ndërmjet ministrive të ngarkuara me çështjet migratore në ato vende dhe në Shqipëri. Në rast se kjo do të arrihet, komisioni do të mblidhet një herë në vit për të shqyrtuar gjendjen e emigrantëve shqiptarë atje. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare kërkon mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve në struktura kaq të larta. Nga ana tjetër për të pasur një organizim dhe më të mirë është vendosur që të vihen në dijeni shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe në Itali mbi rrugët e ndryshme të ankimit ndaj shkeljeve të të drejtave të emigrantëve nëpërmjet strukturave vendore dhe atyre ndërkombëtare. Shkak për këtë reagim është fakti se "emigrantët shqiptarë, veçanërisht ata që ndodhen në Itali dhe në Greqi, ku është përqëndruar pjesa më e madhe, kanë qenë në qendër të një klime jofavorizuese, e cila në shumë raste është shfaqur në formën e ksenofobisë dhe të diskriminimit". Në raportin e strategjisë për migracionin theksohet se "një propagandë antishqiptare është shpërndarë dhe vazhdon të shpërndahet në vendet pritëse të emigrantëve shqiptarë". Shkak për këtë duket se është bërë fakti që me grupe të caktuara shqiptarësh janë identifikuar të gjithë emigrantët e vendit tonë. Ndaj dhe është menduar që të identifikohen personat e padëshirueshëm, në mënyrë që të largohet mendimi jo i mirë për shqiptarët.
Dokumentacioni
"Gjysma e emigrantëve nuk janë të pajisur me dokumente të rregullta. Kjo e dhënë ka dalë nga statistikat e shtetit mbi vizat, për punësim etj.", thuhet në strategjinë për migracion. Në këtë mënyrë është parë tepër primare krijimi i politikave të qarta për pajisjen me dokumente të emigrantëve. Fillimisht është menduar të niset me procesin e regjistrimit dhe më parë me politikat e punësimit afatshkurtër dhe afatmesëm. Ndërsa për këtë do të shërbejnë dhe marrëveshjet e nënshkruara me një sërë shtetesh. Konsullatat dhe ambasadat këtë herë do të kenë rolin më të madh.
Qeveria u kërkon ndihmë financiare emigrantëve për projekte
Qeveria ka vendosur t'i kërkojë ndihmë financiare emigrantëve në Greqi dhe në Itali për të krijuar programe integruese për ta. Një veprim i tillë është bërë në Australi, ku me të ardhurat e emigrantëve është hapur një institut shqiptar, me anë të të cilit po kontribuohet që emigrantët të integrohen në shoqërinë e vendit ku punojnë dhe jetojnë. "Duke parë mungesën financiare, kjo strategji duhet të mbështetet tek Italia dhe Greqia, ku ka dhe më shumë shqetësime. Këtyre komuniteteve mund t'u bëhet thirrje për të kontribuuar financiarisht për rrugë të tjera të përmirësimit të imazhit dhe të integrimit në shoqërinë e vendit përkatës", thuhet në strategjinë kombëtare. Megjithatë është pranuar se momentalisht nuk ka një politikë të veçantë për përmirësimin e imazhit, që është krijuar për shqiptarët në Itali dhe në Greqi. Ndonëse është pranuar se së fundi ka një klimë ndryshimi për sa i përket konceptit të krijuar për shqiptarët. Kjo prej studentëve dhe nxënësve shqiptarë, që kanë arritur të dalin të parët në shkollën ku ata mësojnë. Ndaj është vendosur që kjo mënyrë të stimulohet dhe më tej. Shqipëria ka nisur të pranojë dhe emigrantët e parë. Nga 1996 deri më sot në Shqipëri jetojnë dhe punojnë 5940 të huaj. Ndërsa nga muaji janar deri në qershor 2004 kanë marrë leje punësimi në Shqipëri 381 të huaj.