Onufri 2004, harta midis krimit dhe artit
14/12/2004 Onufri 2004
Harta midis "krimit" dhe artit
Konkursi "Onufri 2004", sjell 27 artistë nga e gjithë Evropa në Tiranë, në ekspozitën e titulluar "Vende të spikatura", që do të çelet më 18 tetor, në Galerinë Kombëtare të Arteve
Odiseja 4 muajore e fazës përzgjedhëse të Çmimit Ndërkombëtar "ONUFRI 2004" ka përfunduar me sukses dhe në datën 18 dhjetor do të hapë dyert për publikun kryeqytetas. Po në këtë datë, Juria Ndërkombëtare e përbërë nga Silvia Eiblmayr, Drejtore artistike e "Galerie im Taxispalais" në Innsbruck të Austrisë, Michal Kolecek, kurator i pavarur nga Rebuplika Çeke dhe Edi Muka, kurator i Galerisë Kombëtare dhe drejtor i Bienales së Tiranës, do të shpallin edhe artistët fitues, duke i dhënë fund agonisë së pjesëmarrësve që në ditën e parë të ekspozitës. Por për të mbrritur deri në këtë moment, kuratori i ekspozitës "Vende të Spikatura", Erzen Shkololli, kreu një cikël të gjatë vizitash në Shqipëri dhe jashtë saj, në takime me mbi 200 artistë të huaj dhe shqiptarë. Në këto takime Shkololli nuk u ndal vetëm në shqyrtim dosjesh me propozime, por në pjesën më të madhe në vizita dhe takime të drejtpërdrejta me vetë artistët, ku ai pati rast të njihet me shumë qendrime, punë interesante, që shprehin një dimension të ri në krijimtarinë artistike shqiptare dhe të huaj. Janë 27 artistë, nga të cilët 9 janë shqiptarë, që fituan të drejtën për të marrë pjesë në ekspozitën e këtij edicioni që u titullua "Vende të Spikatura. Enisa Cealiaj, Alban Hajdinaj, Edi Hila, Shpëtim Kërcova, Adrian Paci, Suela Qoshaj, Anri Sala, Gentian Shkurti, Lekë Tasi, janë 9 artistët shqiptarë pjesëmarrës në këtë aktivitet ndërkombëtar, punët e të cilëve di të përballen edhe punë nga autorë të huaj, mjaft të të njohur, të cilët vijnë që nga Suedia apo Ruisa e largët, por edhe nga vende fqinje, si Kroacia, Maqedonia, etj. Midis tyre mund të përmendim artistin rus Dimitrij Shubin (krijimtaria e të cilit frymëzoi kuratorin për të "pagëzuar" këtë edicion), suedezin Mikael Lundberg, Yael Bartana, nga Hollanda, bullgarin Missirkov, Pavel Braila nga Moldavia etj. Erzen Shkololli, në një inervistë dhënë para disa kohësh për "Metropol", ka theksuar se "koncept i kësaj ekspozite është huazuar nga krijimtaria e rusit Dimitrij Shubin, fotografitë e të cilit, shfaqin para syve tanë vende krejtësisht anonime, pa shkëlqim, por që fshehin apo sygjerojnë një intrigë, në pamje të parë pjellë e pastër e fantazisë sonë", duke shtuar se midis veprave të autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj "mund të them se niveli i punëve është pothuajse në të njëjtët parametra dhe nuk ka dallime të ndjeshme". Gjatë ditëve të eksopizitës janë konceptuar edhe work-shopp-e të ndryshme, si edhe leksione dhe prezantime nga Shkelzen Maliqi, filozof, kritik arti dhe gazetar (Drejtor i Qendrës për Studime Humanistike "Gani Bobi" dhe kryeredaktor i "ARTA", e përmuajshme për artet pamore, Prishtinë), si edhe Petrit Selimi, antropolog social, po nga Prishtina.
Leonard Olli
Pavel Braila dhe "këpucët e tij për në Evropë"
Duke punuar me video dhe performance, Pavel Braila ka zhvilluar një fjalor subjekti në të cilin kalimi i hapësirës ndërmerr një lëvizje të gjerë mes kuptimeve të koduara kulturalisht dhe ekonomikisht. Në Dokumenta 11, "Këpucë për Evropë" dëshmon për një diferencim të sforcuar politik Lindje-Perëndim, përkundër sfondit të tranzicionit historik, si në rastin e një përvoje të përditëshme si ajo e udhëtimit. Në stacionin e vogël kufitar të Ungheni në kufirin Moldavo-Rumun, çdo tren ndalon për tre orë dhe ngrihet 2 metra nga toka për të ndërruar rrotat nga modeli Rus, i përdorur në Moldavi në modelin Standart të përdorur në Rumani dhe Europën Perëndimore. Kalimi i mundimshëm i trenit mes Lindjes dhe Perëndimit (që është filmuar ilegalisht nga artisti, përderisa filmimi i këtij procesi nuk lejohet në zonën kufitare të Moldavisë), i jep shtrat një strukture të dyfishtë të fantazisë, në lidhje me një dëshirë gjithnjë në rritje për të patur akses në Europën Perëndimore, me nocionin mbizotërues të homogjenizimit të mjeteve komunikative dhe teknologjike për të neutralizuar distancën dhe vendin. Filmuar me një kamera dixhitale, dy imazhe projektohen duke pasqyruar subjektin e gjithgjindshëm të gjetjes dhe ndërmjetësimit të subjektivitetit në kohë të kushtëzuar nga copëzimi, zhvendosja dhe miti i ri i identitetit transkombëtar.
Dmitri Shubin, autori që i dha emrin "Onufrit 2004"
"Nëse Peterburgu nuk është kryeqytet, atëhere s’ka Peterburg; ai vetëm do dëshmonte si një shenjë që aktualisht qyteti egziston". Me sa duket, në një përpjekje për të shlyer gjurmën e fjalëve profetike të Andrei Bely, Leningrad-Peterburgu, përgjatë shekullit të shkuar u përpoq në mënyra të ndryshme ta zhvleftësonte këtë frazë, apo në mënyrë të pandërgjegjshme ta mishëronte atë. Qyteti është pagëzuar me shumë emra si "kryeqytet i Veriut, Kulturor, Jo-zyrtar, Kryeqyteti i Rajonit Verilindor". Vitet e fundit nuk bëjnë përjashtim gjithashtu: epiteti "Kryeqyteti i Krimit" është ngjitur kaq fort në kujtesë sa i ka lënë në hije të gjithë titujt e mëparshëm, qartësisht jo në favor të cilësive kryesore të qytetit. Imazhet e Peterburgut, të fiksuara nga Dimitri Shubin, përfaqësojnë një guidë për një tjetër Petersburg "jozyrtar", të fshehur nga pamja për turistët dhe, madje, deri diku edhe për qytetarët e tij. Në këto imazhe nuk ka monumente arkitektonike apo historike.
Por gjëja më e mahnitshme në këto foto është pothuajse mungesa e plotë e njerëzve. Aty ku ata shfaqen tek-tuk duken më shumë si zbukurime dritaresh, mjedis sipërfaqsor, si suva muresh apo degë pemësh, që nuk mund të komunikojnë e aq më tepër të dëshmojnë për dicka. Shubin nuk shpik ndonjë gjë këtu. Treguesi i parë i një skene krimi, vecanërisht i një krimi të fshehtë, është mungesa e dëshmitarëve. Pikërisht këtu qëndron ndryshimi mes "Vendeve të Spikatura" nga pamje të tjera të qytetit: ato mbartin një shkallë tjetër autenticiteti. Ato kërkojnë të autentifikohen jo në vetë imazhin, por në perceptimin e tij.
Enisa Cealiaj, në një letërkëmbim...
Unë mendoj se familja shqiptare është shumë e ngjashme me atë italiane dhe të gjitha familjet tradicionale Ballkanike, në kuptimin që ne jetojmë me prindërit deri sa martohemi apo largohemi për studime, apo emigrojmë në një vend tjetër. Kjo është gjithashtu për arsye materiale, sepse ndodh që edhe pasi martohesh, do të të duhet të jetosh me prindërit e burrit. Projekti im filloi me temën “Kthim në shtëpi”. Kur po mendoja për të u kujtova që nuk kisha dalë në një foto me familjen time që prej 10 vjetësh, as kur ishim me pushime madje (zakonisht shkojmë në të njëjtin qytet bregdetar dhe bëjmë të njëjtat gjëra). Kur isha në Zvicër ishte verë dhe më kujtoi pushimet me familjen time. Zvicra më pëlqeu shumë, për gjithcka që ajo ka dhe vendi im nuk e ka, për mënyrën e ndryshme të jetesës, për zakonet e ndryshme, arkitekturën, peisazhet, etj. Do doja shumë që të kisha një kujtim me familjen time nga ky vend.