Rama, publikohet nesër videoklipi i këngës së fushatës elektorale
Kreu i PS-së lançon këngën e përgatitur me grupin “West Side Family”. Rama: “Kënga Çohu, shprehje e frymës së PS-së për të kërkuar ndryshimin në Shqipëri”
Shaban Sulçe
Nesër në mbrëmje do të transmetohet për herë të parë videoklipi i këngës “Çohu”, e cila do të jetë kënga e fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Transmetimi premier i këtij videoklipi, ku në epiqendër të tij është kryesocialisti Edi Rama, përkon me ditën kur Partia Socialiste do të hapë zyrtarisht fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjatë ditës së djeshme, kreu i PS-së, Edi Rama, prezantoi në një mënyrë krejt të veçantë në ambientet e selisë rozë këngën e re të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2009, me titullin “Çohu”. Rama, së bashku me djemtë e grupit të njohur “West Side Family”, ka bërë lançimin e kolonës zanore që do të shoqërojë të gjithë fushatën e Partisë Socialiste.
Videoklipi
Xhirimet për videoklipin e këngës “Çohu” kanë nisur para dy javësh dhe mësohet se tashmë videoklipi është gati për transmetim.
Në këtë videoklip shfaqet si protagonist kryesocialisti Edi Rama, i cili këndon këngën së bashku me grupin “West Side Family”. Për xhirimin e këtij videoklipi Ramës i është dashur që të hyjë edhe 100 metra nën tokë, në galeritë e minierave të Bulqizës, ku kreu i PS-së shfaqet duke kënduar dhe duke u bërë thirrje minatorëve që të çohen për të kërkuar një jetë më të mirë. Gjithashtu bëhet e ditur se xhirimet janë zhvilluar edhe në qytetin e Shkodrës, ku në epiqendër të xhirimit të imazheve ka qenë Edi Rama dhe djemtë e grupit “West Side Family”, Landi, Miri dhe Doktor Flori. Klipi i këngës “Çohu” pritet të shfaqë një ndërthurje imazhi midis vendeve historike të kombit shqiptar, por edhe pamje të Shqipërisë së trishtuar, që shpreh realitetin e mjerimit dhe të varfërisë që vuajnë sot një numër i madh shqiptarësh. Imazhe për klipin janë regjistruar edhe në Vlorë, Tiranë dhe në qytete dhe zona të ndryshme të vendit. Klipi i këngës “Çohu”, përveçse do të jetë sfondi i çdo takimi elektoral të Partisë Socialiste, do të transmetohet intensivisht në të gjitha stacionet radiofonike dhe televizive të vendit. Kjo këngë pritet të jetë edhe një nga hitet e kësaj vere.
Rama
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, kreu i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar se kënga “Çohu” do të jetë kënga e fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Rama shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me grupin e mirënjohur “West Side Family”. Ai tha se kënga “Çohu” është pjesë e frymës që Partia Socialiste ka tentuar të përçojë në të gjithë Shqipërinë: Fryma e ndryshimit dhe thirrja për të çuar dhe për të kërkuar ndryshim. “Kënga do të shoqërojë të gjithë udhëtimin tonë nëpër Shqipëri dhe të gjithë këtë episod përmbyllës të një rrugëtimi të gjatë për të çuar në qeverisje qytetarin. Është hera e parë në konferencat tona që mikrofoni dridhet. Me sa duket dridhet sepse ndien muzikën që vjen pas fjalëve tona, është një muzikë drithëruese sepse është besoj unë me gjithë zemër, muzika që është në shpirtin e çdo shqiptari e shqiptareje që realisht do një Shqipëri më të mirë, që realisht do një ndryshim të madh dhe të shumëpritur dhe që realisht do një vend europian këtu në mes të Europës, ku në asnjë mënyrë ne nuk mund të pajtohemi me faktin se kemi mbetur më të fundit fare, prapa një dere të mbyllur që ende nuk po hapet dhe të cilën ne do ta hapim së bashku pa humbur kohë, duke fituar më 28 qershor dhe pastaj duke trokitur me këmbëngulje dhe vullnet, që më në fund çdo shqiptar e shqiptare të lëvizë lirisht në Europën që na takon edhe ne si të gjithë europianëve të tjerë”, - tha kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Rama dhe “Tirona jonë”
Edi Rama do të mbahet mend si kandidati që solli një risi të veçantë në fushatat elektorale të zhvilluara në Shqipëri. Kur në vitin 2003 Rama rikandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës, ai zgjodhi një këngë shqiptare si kolonë zanore të fushatës elektorale, në të cilën ai shfaqej vetë si protagonist. Rama këndoi këngën “Tirona jonë”, së bashku me tre djemtë e grupit “West Side Family”. Dalja e Edi Ramës si këngëtar, me tekstin e shkruar nga vetë ai, që nis me vargun “Shumë zhurmë, shumë zhurmë”, u plotësua e u lançua me një klip, xhirimet e të cilit ishin realizuar në zonat më të njohura të Tiranës, nga qendra në periferi. Kjo këngë jo vetëm që u bë hit në Shqipëri gjatë vitit 2003, por ndikoi edhe në fitoren që Rama arriti përballë ish-rivalit të tij, kandidatit të së djathtës, Spartak Ngjela.
Djemtë e “West Side Family”
Doktor Flori: “Kënga ‘Çohu’, për të ndryshuar Shqipërinë”
“Është kënaqësi që po mbështesim lëvizjen e kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, Edi Rama, sepse e kemi filluar këtë punë që me këngën “Tirona” dhe Tironën e ndryshuam, tani patjetër do të ndryshojmë Shqipërinë sepse është momenti. Është momenti që t’i marrim ne vet fatet tona në dorë, të mos i lëmë politikanëve që të tallen më me ne. Kjo është e vërtetë, është e vërtetë se çdo njeri në lagje, në rrugë, e ndien nga bisedat e përditshme, e mendon dhe e dëshiron, ndaj, siç thuhet edhe në disa vargje të këngës: ‘Çohu minator/ Çohu malësor/ Është koha të vendosësh/ E ke ti në dorë/ Çohu shqiptar të vendosësh ti/ Përtej të gjitha gjërave ka vetëm një Shqipëri’”.
Landi: “Kjo këngë, ogur i mirë për të gjithë shqiptarët”
“Ashtu siç e tha dhe Flori, është një kënaqësi që bashkëpunimi i dytë i radhës për të gjithë ata që ishin kureshtarë ja ku erdhi. Kënga ‘Tirona’ ishte një ogur shumë i mirë për gjithë tironsit, kjo këngë do të jetë një ogur shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Kënga flet për politikën e vjetër, plakë, të sëmurë, që na ka lënë pas dore dhe fakti më i habitshëm është çështja e vizave, që të gjithë po hyjnë, vetëm ne po stërzgjatemi. Është momenti për t’i thënë boll kësaj politike, është momenti për t’i thënë boll pavarësisht, i majtë apo i djathtë, të gjithë shqiptarët duhet të votojnë ndryshimin, të gjithë shqiptarët duhet të votojnë Edi Ramën”.
Miri: “Ne bëjmë politikën tonë me muzikën”
Pjesëtari i tretë i grupit “West Side Family”, Miri, tha se kënga “Çohu” nuk është një muzikë për aheng, por është shprehje e dëshirës për të ndryshuar Shqipërinë. Ai tha se edhe grupi “West Side Family” bën politikën e vet me anë të muzikës. “Edi Rama bën politikë me fjalën, kurse ne bëjmë politikën tonë me muzikën. Këtë kemi mundësi, bëjmë muzikë jo për aheng, bëjmë muzikë për ato që ne ndiejmë dhe për atë që normalisht ne na mundon. Mendoj që me muzikën tonë do të shprehim shumë dhe do ta ndryshojmë këtë vend”.
27 Maj 2009