Zjarr në ish-fabrikën e miellit në Fier
FIER- Një zjarr ka përfshirë disa ambiente të ish-fabrikës së miellit në qytetin e Fierit. Në këto ambiente kalojnë natën disa endacakë të ardhur jo vetëm nga Fieri por edhe nga qytete të tjera. Ky vend për ta është shumë i përshtatshëm pasi ndodhet në qendër të qytetit. Pikërisht mendohet se këta kanë qenë edhe shkaktarë të këtij zjarri, i cili është ndezur prej tyre për të përballuat sado pak të ftohtin e natës. Flakët e dala nga këto banesa, të cilat janë jashtë përdorimit janë parë nga disa banore të një pallati i ndodhur shumë pranë këtyre ambienteve të cilat ishin përfshirë nga flakët. Është njoftuar reparti zjarrfikës dhe një mjet i tyre ka shkuar dhe ka fikur zjarrin që mund të përhapej në ambiente të tjera të kësaj ish-fabrike mielli.