E Diel, 1 Nëntor 2026

Të përndjekurit: Në zgjedhje me kandidatët tanë

Ish të përndjekurit politikë duket se janë ndarë përfundimisht me demokratët që sot janë në pushtet. Gjatë një konference për shtyp, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës për ish- të Përndjekurit Politikë, Besim Ndregjoni, kritikoi qeverinë se po zvarrit dëmshpërblimin e kësaj shtrese. Sipas tij, deri më tani nuk rezulton që ndonjë ish i përndjekur politik të ketë marrë dëmshpërblimin që ka premtuar qeveria. Duke përforcuar "ndarjen" mes ish të përndjekurve dhe qeverisë, Ndregjoni theksoi se kjo shtresë do të përfaqësohet me kandidatët e saj në zgjedhjet e 28 qershorit. Ish të përndjekurit thonë se janë të zhgënjyer nga politika gjatë këtyre 18 viteve ndaj duan në Parlament një njeri të shtresës së tyre, me qëllim që t‘i përfaqësojë ato realisht për hallet dhe shqetësimet që kanë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›