Paratë e fajdeve, Malaj: Si do t‘i marrim
Tri firma piramidale që
kanë veruar në fillim të
viteve ‘90 në Shqipëri, kanë
transferuar kapitale të mëdha në
shtetin grek. Pas falimentimit,
dhjetëra milionë USD që u janë
marrë nëpërmjet mashtrimit
shqiptarëve, prej vitesh janë në
dorën e shtetit grek, i cili asnjëherë
nuk kishte bërë përpjekjen
më të vogël për rikthimin e tyre
në atdhe. Trembëdhjetë vjet pas
rënies së fi rmave piramidale, grupi
mbikëqyrës i këtyre fi rmave po
punon për sjelljen e kapitaleve në
Shqipëri dhe më pas shpërndarjen
e tyre kreditorëve. Në një
intervistë për gazetën "Shqip",
Bajram Malaj, kreu aktual i grupit
mbikëqyrës të skemave piramidale,
tregon rreth takimeve që ka
zhvilluar në Greqi për këto para,
si dhe për mënyrën se si do të
sillen ato në Shqipëri. Ai thotë se
një fi rmë greke e quajtur "Siontis",
kundrejt një akt marrëveshje
(sipas dokumenteve që zotëron),
ka marrë tre milion e gjysmë USD
nga shoqëria "Gjallica", me qëllim
ndërtimin e qendrës së biznesit
në Vlorë, e cila nuk arriti as të
nisë nga themelet, për shkak të
trazirave të vitit 1997. Ndërkohë,
fi rma "Sabo", është nënkontraktuar
nga ana e shoqërisë "Gjallica"
për ndërtimin dhe sjelljen
e pajisjeve për fabrikën e tullave
në Vlorë dhe për këtë arsye janë
dhënë kesh 2 milionë USD, nga
ish-shoqëria "Gjallica". Lidhur
me paratë e sekuestruara të
shoqërisë "Cenaj", Malaj tregon
se paraardhësit e tij për arsye të
ndryshme, nga padija, nga pamundësia,
apo nga neglizhenca,
nuk kanë treguar interes dhe as
kanë tentuar të ndërhynin me një
padi civile për "kthimin e sendit
në origjinë". Ndërkohë, problemi
për kompaninë VEFA qëndron
me një kontrate shitblerjeje,
ku kjo shoqëri, ka paguar, kesh
në dorë, dy milionë USD për
blerjen e një kompleksi turistik
të shoqërisë "Poseidon" që
ndodhet në jug të Athinës, në
brigjet e Pireut. Ai thotë se grupi
mbikëqyrës ka mendimin se
"duke qenë se kontratat janë
shumë të qarta do t‘i propozojmë
qeverisë të bëjmë një ankand ku
të ftojmë studio ligjore në këtë
fushë, mundësisht jo greke, e
cila të marrë përsipër kthimin e
këtyre parave".
Disa ditë më parë, zhvilluat
një takim në Greqi, në lidhje me
"fatin" e parave të tri firmave
piramidale VEFA, "Cenaj" dhe
"Gjallica" që janë transferuar
pas falimentimit të tyre. Morët
ndonjë premtim konkret?
Në bazë të një urdhri të posaçëm
të Kryeministrit, lidhur me
paratë e shoqërive "Gjallica",
VEFA dhe "Cenaj", në Greqi, u krijua
një grup i posaçëm, i përbërë
nga unë, përfaqësuesi i grupit
mbikëqyrës, Avokati i Shtetit
dhe administratorë të shoqërive
huamarrëse. Objektivi ishte që të
bëheshin përpjekje maksimale
ligjore dhe të merreshin kontakte
me debitorët e këtyre shoqërive
në Greqi dhe konkretisht u mor
kontakt në Janinë me presidentin
e fi rmës "Siontis", Kristo Siontis.
Kristo Siontis, për parantezë,
është biznesmen, ka qenë deputet
në Kuvendin e Greqisë dhe
aktualisht është konsull nderi
i Italisë në Janinë. Takimi me
Siontisin u bë në zyrën e konsullit
tonë në Janinë. Firma "Siontis",
kundrejt një akt marrëveshjeje
"Paratë e fajdeve, ja si
do t‘i sjellim nga Greqia"
Flet Bajram Malaj, kreu i grupit mbikëqyrës i skemave piramidale: Takimet për VEFA-n, "Cenajn" dhe "Gjallicën"
dhe dokumenteve që zotërojmë
ne, ka marrë tre milionë e gjysmë
USD nga shoqëria "Gjallica" me
qëllim ndërtimin e qendrës së
biznesit në Vlorë, e cila nuk arriti
as të fi llojë, për shkak të trazirave
dhe për pasojë as të ndërtohej. Ne
i paraqitëm provat Siontisit. Ai
nuk e mohoi faktin e tërheqjes së
këtyre parave. Natyrisht, ka pretendime
se ka sjellë disa pajisje
dhe ka bërë disa punime paraprake
për përgatitjen e sheshit
të ndërtimit, të cilat megjithëse
nuk janë të evidentuara nga ana
jonë, ne i thamë atij që jemi gati
me ekspertë t‘i vlerësojmë dhe t‘i
bëjmë zbritje nga detyrimet. Fillimisht
ne gjetëm mirëkuptim me
Kristo Siontis dhe ramë dakord që
brenda dy-tre muajve të bëjmë
rakordimin dhe zgjidhjen e këtij
problemi. Por meqenëse avokati
i tij nuk ishte prezent, ai kërkoi
një minimum kohe që të kontaktonte
avokatin dhe të bënin
një akt marrëveshjeje fi llestare,
në parim, për zgjidhjen e këtij
problemi. Dhe kështu u ndamë.
Fakti është që ai, për një javë, na
çon një shkresë ku fi llon pretendimin,
siç duket pas kontaktit me
avokatin, ndryshon qëndrim, me
pretekstin se "vendimi i administratorit
është i paligjshëm, vendimi
i gjykatës shqiptare është i
paligjshëm, ka kaluar një kohë
shumë e gjatë, aktmarrëveshja
duhet të zgjidhet nga Gjykata e
Parisit", të cilat tregojnë se ai ka
lëvizur diçka nga qëndrimi nga sa
biseduam në Janinë. Megjithatë,
ne do të përpiqemi të kontaktojmë
përsëri me të dhe të shohim
sesi mund të reagojmë dhe çfarë
mund të bëjmë.
Pra, shoqëria "Gjallica" ka
transferuar kapitale drejt Greqisë.
Ky është i vetmi rast apo
grupi mbikëqyrës ka konstatuar
të tjera raste për të cilat zhvilluat
takime në Greqi?
Edhe fi rma "Sabo" është kontraktuar
nga ana e shoqërisë
"Gjallica" për ndërtimin dhe sjelljen
e pajisjeve për fabrikën e tullave
në Vlorë, dhe për këtë arsye
janë dhënë kesh 2 milionë USD,
nga ish-shoqëria "Gjallica". Ndërmjetës
dhe supervizor për punën
e shoqërisë "Sabo", ka qenë pikërisht
Kristo Siontis, i cili kundrejt
një marrëveshjeje të veçantë, për
këtë funksion, shoqëria "Gjallica"
i ka dhënë 100 mijë USD, kesh në
dorë. Lidhur me këtë kontratë,
nuk është realizuar asgjë. Në
qoftë se fi rma "Siontis" ka tentuar
të hapë një rrugë dhe të bëjë një
shesh ndërtimi për qendrën e
biznesit, fi rma "Sabo" nuk ka bërë
asnjë përpjekje, nuk ka arritur
të realizojë asgjë nga kontrata.
Siontis na deklaroi se unë jam gati
në rolin e supervizorit të deklaroj
se asgjë nga kontrata nuk është
realizuar nga ana e fi rmës "Sabo".
Por vështirësia me "Sabon" qëndron
në faktin se nuk pranon të
realizoj asnjë kontakt. Ne arritëm
me shumë vështirësi, nëpërmjet
ambasadës sonë, të kontaktojmë
me një avokat të tyre. Por edhe ky
avokat na u përgjigj se "bisedova
me drejtorin ekzekutiv, i cili është
dakord që të bëjmë një takim, por
për momentin ndodhem jashtë
shtetit, kur të kthehem do t‘ju
lë një takim. Ne jemi në pritje të
këtij takimi".
Disa muaj më parë, drejtësia
greke ekstradoi Lefter Cenajn,
ish-bosin e fi rmës "Cenaj", duke
sekuestruar një sasi të konsiderueshme
të pasurisë së tij, e
cila ishte mbledhur popullatës
shqiptare. Keni marrë kontakte
për rastin në fjalë, me qëllim që
këto kapitale të transferohen në
atdhe?
Lidhur me paratë e sekuestruara
të shoqërisë "Cenaj", të
presidentit të saj, Lefter Cenajt,
i cili është ndaluar nga policia
dhe prokuroria greke dhe është
dënuar nga gjykata greke me pesë
vjet burg për veprën penale të
"pastrimit të parave", atij i është
sekuestruar një shumë prej rreth
tetë milionë USD. Por fakti që për
arsye të ndryshme, nga padija,
nga pamundësia apo nga neglizhenca,
paraardhësit e mi nuk
kanë treguar interes të ndërhynin
në procesin penal ndaj Cenajt
me një padi civile për kthimin e
sendit në origjinë. Domethënë
për kthimin e parave, të cilat, në
fakt, ishin të kreditorëve shqiptarë,
kanë vështirësuar zgjidhjen
përfundimtare.
Lefter Cenaj nga gjykata shqiptare
është dënuar për veprën
penale të vjedhjes me anë të
mashtrimit dhe sot vuan dënimin
në burgun e Peqinit. Pra,
ka një mungesë interesimi në
kohën e duhur. Them në kohën
e duhur, pasi vendimet gjyqësore
tashmë kanë marrë formën e
prerë dhe janë ekzekutuar. Pra,
ai ka mbaruar dënimin atje,
është kthyer të vuajë dënimin në
Shqipëri.
Ne arritëm të kontaktojmë
avokatin e Cenajt në Athinë dhe
ai na sqaroi se është hapur një
padi në gjykatën greke në emër
të Cenajt, ku kërkohet që këto
para të kthehen në Shqipëri. Ne
i kërkuam atij që të na jepte këto
dokumente. Përgjigjja e tij ishte
se pa autorizimin e klientit ishte
e pamundur. Aktualisht, i kemi
marrë një prokurë Lefter Cenajt
dhe sa më shpejt të jetë e mundur
do të kontaktojmë me avokatin.
Dhe është në interesin e avokatit,
por është edhe në interesin tonë
në radhë të parë, që në bashkëpunim
me njëri-tjetrin ta çojmë
këtë gjyq deri në fund dhe këto
para të kthehen.
Folëm për "Cenajn" dhe "Gjallicën".
Po problemi me paratë e
VEFA-s që janë transferuar në
Greqi si qëndron?
Problemi e VEFA-s qëndron
me një kontrate shitblerjeje, ku
shoqëria VEFA ka paguar, kesh
në dorë, dy milionë USD, blerjen
e një kompleksi turistik të
shoqërisë "Poseidon" që ndodhet
në jug të Athinës, në brigjet
e Pireut. Kontrata ka qenë për
katër milionë USD dhe janë
paguar dy milionë. Këtu janë
ndërprerë marrëdhëniet e VEFA-s
me shoqërinë greke. Ne arritëm
të kontaktojmë me avokatin e
shoqërisë, i cili më vonë u kthye
në pronar të këtij kompleksi turistik,
i cili për interesat e tij, nuk
pati vullnet të jepte sqarime të
plota të hollësishme, por na tha
se kjo pasuri i është shitur një
shoqërie tjetër. Ky fakt mbetet për
t‘u verifi kuar.
Folët për një problematikë. Si
mund të zgjidhet ky ngërç?
Mendimi ynë në këtë situatë,
duke qenë se kontratat janë
shumë të qarta, paratë për këto
shoqëri janë dhënë kesh në dorë
dhe nuk po gjejmë mirëkuptim
dhe mbështetje nga këta debitorë
për zgjidhjen e këtij problemi me
mirëkuptim, ne do t‘i propozojmë
qeverisë të bëjmë një ankand
ku të ftojmë studio ligjore të specializuara
në këtë fushë, mundësisht
jogreke, e cila të na marrë
përsipër kthimin e këtyre parave.
Kjo ka një kosto shumë të madhe.
Mendimi ynë është që pjesërisht
këstet fi llestare të paguhen me
fondin e qeverisë, paradhënie për
të futur në punë studio dhe më
pas kundrejt një marrëveshjeje
me kthimin e parave, studioja të
marrë një përqindje të caktuar
nga këto para. Kjo do të zgjidhet
teknikisht, në bazë të ligjeve
ndërkombëtare, me konsultime
me specialistë të fushës. Mund të
them që Kryeministri është tepër
i angazhuar për zgjidhjen e këtij
problemi.
"Cenaj, paratë e mia
jepuani kreditorëve"
Kreu i fi rmës piramidale "Cenaj", Lefter Cenaj, i jep të drejtë shtetit
shqiptar që të veprojë ligjërisht për të marrë paratë e tij që ndodhen
në bankat greke. Për herë të parë, një i akuzuar për mashtrime të mëdha,
pranon publikisht se paratë që ndodhen në disa banka greke, janë të
popullit shqiptar dhe ato duhet të kthehen menjëherë për t‘iu dorëzuar
kreditorëve që kanë mandatet e arkëtimeve. Nëpërmjet një prokurore ai
ka autorizuar shtetin shqiptar që ta përfaqësojë në një proces gjyqësor
që është hapur në Greqi për kthimin e parave. Mësohet se janë rreth
8 milionë dollarë që janë sekuestruar disa vite më parë Cenajt, pasi
akuzohej nga drejtësia greke për evazion fi skal. Ai kishte ngritur disa
kompani fi ktive dhe nëpërmjet tyre pastronte para. I gjithë aktiviteti i tij
është zbuluar nga policia e Athinës dhe ndaj tij fi lloi një proces gjyqësor.
Ai u dënua me pesë vjet burg në të tria shkallët e gjyqësorit, ndërsa
"pasuria" e tij prej tetë milionë USD është sekuestruar për llogari të
shtetit grek. Paratë janë gjetur në një bankë dhe pas vendimit të fi rmës
së prerë paratë i kanë kaluar Greqisë.
kanë veruar në fillim të
viteve ‘90 në Shqipëri, kanë
transferuar kapitale të mëdha në
shtetin grek. Pas falimentimit,
dhjetëra milionë USD që u janë
marrë nëpërmjet mashtrimit
shqiptarëve, prej vitesh janë në
dorën e shtetit grek, i cili asnjëherë
nuk kishte bërë përpjekjen
më të vogël për rikthimin e tyre
në atdhe. Trembëdhjetë vjet pas
rënies së fi rmave piramidale, grupi
mbikëqyrës i këtyre fi rmave po
punon për sjelljen e kapitaleve në
Shqipëri dhe më pas shpërndarjen
e tyre kreditorëve. Në një
intervistë për gazetën "Shqip",
Bajram Malaj, kreu aktual i grupit
mbikëqyrës të skemave piramidale,
tregon rreth takimeve që ka
zhvilluar në Greqi për këto para,
si dhe për mënyrën se si do të
sillen ato në Shqipëri. Ai thotë se
një fi rmë greke e quajtur "Siontis",
kundrejt një akt marrëveshje
(sipas dokumenteve që zotëron),
ka marrë tre milion e gjysmë USD
nga shoqëria "Gjallica", me qëllim
ndërtimin e qendrës së biznesit
në Vlorë, e cila nuk arriti as të
nisë nga themelet, për shkak të
trazirave të vitit 1997. Ndërkohë,
fi rma "Sabo", është nënkontraktuar
nga ana e shoqërisë "Gjallica"
për ndërtimin dhe sjelljen
e pajisjeve për fabrikën e tullave
në Vlorë dhe për këtë arsye janë
dhënë kesh 2 milionë USD, nga
ish-shoqëria "Gjallica". Lidhur
me paratë e sekuestruara të
shoqërisë "Cenaj", Malaj tregon
se paraardhësit e tij për arsye të
ndryshme, nga padija, nga pamundësia,
apo nga neglizhenca,
nuk kanë treguar interes dhe as
kanë tentuar të ndërhynin me një
padi civile për "kthimin e sendit
në origjinë". Ndërkohë, problemi
për kompaninë VEFA qëndron
me një kontrate shitblerjeje,
ku kjo shoqëri, ka paguar, kesh
në dorë, dy milionë USD për
blerjen e një kompleksi turistik
të shoqërisë "Poseidon" që
ndodhet në jug të Athinës, në
brigjet e Pireut. Ai thotë se grupi
mbikëqyrës ka mendimin se
"duke qenë se kontratat janë
shumë të qarta do t‘i propozojmë
qeverisë të bëjmë një ankand ku
të ftojmë studio ligjore në këtë
fushë, mundësisht jo greke, e
cila të marrë përsipër kthimin e
këtyre parave".
Disa ditë më parë, zhvilluat
një takim në Greqi, në lidhje me
"fatin" e parave të tri firmave
piramidale VEFA, "Cenaj" dhe
"Gjallica" që janë transferuar
pas falimentimit të tyre. Morët
ndonjë premtim konkret?
Në bazë të një urdhri të posaçëm
të Kryeministrit, lidhur me
paratë e shoqërive "Gjallica",
VEFA dhe "Cenaj", në Greqi, u krijua
një grup i posaçëm, i përbërë
nga unë, përfaqësuesi i grupit
mbikëqyrës, Avokati i Shtetit
dhe administratorë të shoqërive
huamarrëse. Objektivi ishte që të
bëheshin përpjekje maksimale
ligjore dhe të merreshin kontakte
me debitorët e këtyre shoqërive
në Greqi dhe konkretisht u mor
kontakt në Janinë me presidentin
e fi rmës "Siontis", Kristo Siontis.
Kristo Siontis, për parantezë,
është biznesmen, ka qenë deputet
në Kuvendin e Greqisë dhe
aktualisht është konsull nderi
i Italisë në Janinë. Takimi me
Siontisin u bë në zyrën e konsullit
tonë në Janinë. Firma "Siontis",
kundrejt një akt marrëveshjeje
"Paratë e fajdeve, ja si
do t‘i sjellim nga Greqia"
Flet Bajram Malaj, kreu i grupit mbikëqyrës i skemave piramidale: Takimet për VEFA-n, "Cenajn" dhe "Gjallicën"
dhe dokumenteve që zotërojmë
ne, ka marrë tre milionë e gjysmë
USD nga shoqëria "Gjallica" me
qëllim ndërtimin e qendrës së
biznesit në Vlorë, e cila nuk arriti
as të fi llojë, për shkak të trazirave
dhe për pasojë as të ndërtohej. Ne
i paraqitëm provat Siontisit. Ai
nuk e mohoi faktin e tërheqjes së
këtyre parave. Natyrisht, ka pretendime
se ka sjellë disa pajisje
dhe ka bërë disa punime paraprake
për përgatitjen e sheshit
të ndërtimit, të cilat megjithëse
nuk janë të evidentuara nga ana
jonë, ne i thamë atij që jemi gati
me ekspertë t‘i vlerësojmë dhe t‘i
bëjmë zbritje nga detyrimet. Fillimisht
ne gjetëm mirëkuptim me
Kristo Siontis dhe ramë dakord që
brenda dy-tre muajve të bëjmë
rakordimin dhe zgjidhjen e këtij
problemi. Por meqenëse avokati
i tij nuk ishte prezent, ai kërkoi
një minimum kohe që të kontaktonte
avokatin dhe të bënin
një akt marrëveshjeje fi llestare,
në parim, për zgjidhjen e këtij
problemi. Dhe kështu u ndamë.
Fakti është që ai, për një javë, na
çon një shkresë ku fi llon pretendimin,
siç duket pas kontaktit me
avokatin, ndryshon qëndrim, me
pretekstin se "vendimi i administratorit
është i paligjshëm, vendimi
i gjykatës shqiptare është i
paligjshëm, ka kaluar një kohë
shumë e gjatë, aktmarrëveshja
duhet të zgjidhet nga Gjykata e
Parisit", të cilat tregojnë se ai ka
lëvizur diçka nga qëndrimi nga sa
biseduam në Janinë. Megjithatë,
ne do të përpiqemi të kontaktojmë
përsëri me të dhe të shohim
sesi mund të reagojmë dhe çfarë
mund të bëjmë.
Pra, shoqëria "Gjallica" ka
transferuar kapitale drejt Greqisë.
Ky është i vetmi rast apo
grupi mbikëqyrës ka konstatuar
të tjera raste për të cilat zhvilluat
takime në Greqi?
Edhe fi rma "Sabo" është kontraktuar
nga ana e shoqërisë
"Gjallica" për ndërtimin dhe sjelljen
e pajisjeve për fabrikën e tullave
në Vlorë, dhe për këtë arsye
janë dhënë kesh 2 milionë USD,
nga ish-shoqëria "Gjallica". Ndërmjetës
dhe supervizor për punën
e shoqërisë "Sabo", ka qenë pikërisht
Kristo Siontis, i cili kundrejt
një marrëveshjeje të veçantë, për
këtë funksion, shoqëria "Gjallica"
i ka dhënë 100 mijë USD, kesh në
dorë. Lidhur me këtë kontratë,
nuk është realizuar asgjë. Në
qoftë se fi rma "Siontis" ka tentuar
të hapë një rrugë dhe të bëjë një
shesh ndërtimi për qendrën e
biznesit, fi rma "Sabo" nuk ka bërë
asnjë përpjekje, nuk ka arritur
të realizojë asgjë nga kontrata.
Siontis na deklaroi se unë jam gati
në rolin e supervizorit të deklaroj
se asgjë nga kontrata nuk është
realizuar nga ana e fi rmës "Sabo".
Por vështirësia me "Sabon" qëndron
në faktin se nuk pranon të
realizoj asnjë kontakt. Ne arritëm
me shumë vështirësi, nëpërmjet
ambasadës sonë, të kontaktojmë
me një avokat të tyre. Por edhe ky
avokat na u përgjigj se "bisedova
me drejtorin ekzekutiv, i cili është
dakord që të bëjmë një takim, por
për momentin ndodhem jashtë
shtetit, kur të kthehem do t‘ju
lë një takim. Ne jemi në pritje të
këtij takimi".
Disa muaj më parë, drejtësia
greke ekstradoi Lefter Cenajn,
ish-bosin e fi rmës "Cenaj", duke
sekuestruar një sasi të konsiderueshme
të pasurisë së tij, e
cila ishte mbledhur popullatës
shqiptare. Keni marrë kontakte
për rastin në fjalë, me qëllim që
këto kapitale të transferohen në
atdhe?
Lidhur me paratë e sekuestruara
të shoqërisë "Cenaj", të
presidentit të saj, Lefter Cenajt,
i cili është ndaluar nga policia
dhe prokuroria greke dhe është
dënuar nga gjykata greke me pesë
vjet burg për veprën penale të
"pastrimit të parave", atij i është
sekuestruar një shumë prej rreth
tetë milionë USD. Por fakti që për
arsye të ndryshme, nga padija,
nga pamundësia apo nga neglizhenca,
paraardhësit e mi nuk
kanë treguar interes të ndërhynin
në procesin penal ndaj Cenajt
me një padi civile për kthimin e
sendit në origjinë. Domethënë
për kthimin e parave, të cilat, në
fakt, ishin të kreditorëve shqiptarë,
kanë vështirësuar zgjidhjen
përfundimtare.
Lefter Cenaj nga gjykata shqiptare
është dënuar për veprën
penale të vjedhjes me anë të
mashtrimit dhe sot vuan dënimin
në burgun e Peqinit. Pra,
ka një mungesë interesimi në
kohën e duhur. Them në kohën
e duhur, pasi vendimet gjyqësore
tashmë kanë marrë formën e
prerë dhe janë ekzekutuar. Pra,
ai ka mbaruar dënimin atje,
është kthyer të vuajë dënimin në
Shqipëri.
Ne arritëm të kontaktojmë
avokatin e Cenajt në Athinë dhe
ai na sqaroi se është hapur një
padi në gjykatën greke në emër
të Cenajt, ku kërkohet që këto
para të kthehen në Shqipëri. Ne
i kërkuam atij që të na jepte këto
dokumente. Përgjigjja e tij ishte
se pa autorizimin e klientit ishte
e pamundur. Aktualisht, i kemi
marrë një prokurë Lefter Cenajt
dhe sa më shpejt të jetë e mundur
do të kontaktojmë me avokatin.
Dhe është në interesin e avokatit,
por është edhe në interesin tonë
në radhë të parë, që në bashkëpunim
me njëri-tjetrin ta çojmë
këtë gjyq deri në fund dhe këto
para të kthehen.
Folëm për "Cenajn" dhe "Gjallicën".
Po problemi me paratë e
VEFA-s që janë transferuar në
Greqi si qëndron?
Problemi e VEFA-s qëndron
me një kontrate shitblerjeje, ku
shoqëria VEFA ka paguar, kesh
në dorë, dy milionë USD, blerjen
e një kompleksi turistik të
shoqërisë "Poseidon" që ndodhet
në jug të Athinës, në brigjet
e Pireut. Kontrata ka qenë për
katër milionë USD dhe janë
paguar dy milionë. Këtu janë
ndërprerë marrëdhëniet e VEFA-s
me shoqërinë greke. Ne arritëm
të kontaktojmë me avokatin e
shoqërisë, i cili më vonë u kthye
në pronar të këtij kompleksi turistik,
i cili për interesat e tij, nuk
pati vullnet të jepte sqarime të
plota të hollësishme, por na tha
se kjo pasuri i është shitur një
shoqërie tjetër. Ky fakt mbetet për
t‘u verifi kuar.
Folët për një problematikë. Si
mund të zgjidhet ky ngërç?
Mendimi ynë në këtë situatë,
duke qenë se kontratat janë
shumë të qarta, paratë për këto
shoqëri janë dhënë kesh në dorë
dhe nuk po gjejmë mirëkuptim
dhe mbështetje nga këta debitorë
për zgjidhjen e këtij problemi me
mirëkuptim, ne do t‘i propozojmë
qeverisë të bëjmë një ankand
ku të ftojmë studio ligjore të specializuara
në këtë fushë, mundësisht
jogreke, e cila të na marrë
përsipër kthimin e këtyre parave.
Kjo ka një kosto shumë të madhe.
Mendimi ynë është që pjesërisht
këstet fi llestare të paguhen me
fondin e qeverisë, paradhënie për
të futur në punë studio dhe më
pas kundrejt një marrëveshjeje
me kthimin e parave, studioja të
marrë një përqindje të caktuar
nga këto para. Kjo do të zgjidhet
teknikisht, në bazë të ligjeve
ndërkombëtare, me konsultime
me specialistë të fushës. Mund të
them që Kryeministri është tepër
i angazhuar për zgjidhjen e këtij
problemi.
"Cenaj, paratë e mia
jepuani kreditorëve"
Kreu i fi rmës piramidale "Cenaj", Lefter Cenaj, i jep të drejtë shtetit
shqiptar që të veprojë ligjërisht për të marrë paratë e tij që ndodhen
në bankat greke. Për herë të parë, një i akuzuar për mashtrime të mëdha,
pranon publikisht se paratë që ndodhen në disa banka greke, janë të
popullit shqiptar dhe ato duhet të kthehen menjëherë për t‘iu dorëzuar
kreditorëve që kanë mandatet e arkëtimeve. Nëpërmjet një prokurore ai
ka autorizuar shtetin shqiptar që ta përfaqësojë në një proces gjyqësor
që është hapur në Greqi për kthimin e parave. Mësohet se janë rreth
8 milionë dollarë që janë sekuestruar disa vite më parë Cenajt, pasi
akuzohej nga drejtësia greke për evazion fi skal. Ai kishte ngritur disa
kompani fi ktive dhe nëpërmjet tyre pastronte para. I gjithë aktiviteti i tij
është zbuluar nga policia e Athinës dhe ndaj tij fi lloi një proces gjyqësor.
Ai u dënua me pesë vjet burg në të tria shkallët e gjyqësorit, ndërsa
"pasuria" e tij prej tetë milionë USD është sekuestruar për llogari të
shtetit grek. Paratë janë gjetur në një bankë dhe pas vendimit të fi rmës
së prerë paratë i kanë kaluar Greqisë.