Selia e NATO-s, qeveria cakton delegacionin shqiptar
Qeveria ka përcaktuar dje stafin që do të jetë në përfaqësinë e përhershme të Shqipërisë pranë selisë së NATO-s. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të Ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi që në përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Shqipërisë pranë selisë së NATO-s funksionon përfaqësia ushtarake, e cila përbëhet nga Përfaqësues ushtarak në NATO, me titull gjeneral major; zëvendëspërfaqësues me titull kolonel; dhe me titujt nënkolonel, do të emërohen oficerët. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.