E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozë të futbollit, kujdes shëndetin!

 

Euro 2008, kampionati i pasioneve? Po, por, kini në qendër të vëmendjes shëndetin. Stresi emotiv, tendenca për të pirë duhan më shumë, për të konsumuar ushqime fast-food dhe për të pirë pije alkoolike përpara ekranit ku shihni ndeshjet mund të shndërrohen në një koktejl vrasës.

Sipas specialistëve, të ndjekësh një ndeshje të skuadrës së zemrës, dyfishon, madje trefishon rriskun e një ndryshimi të ndjeshëm kardiovaskular. Këtë e dëshmon një studim i bërë në Botërorin Gjerman dhe publikuar nga një gazetë prestigjoze angleze për mjekësinë.

Në ditët kur luan nacionalja, infarktet, sipas studimit janë 2,66

herë më të mëdha se ditët e tjera, kur jeni gjithsesi në ndjekje të sportit.

Madje, studimi ka treguar se për meshkujt, rrisku arrin deri në 3.26 herë më shumë.

Sipas të dhënave, rrisku është i pranishëm deri në 2 orë pas mbylljes së ndeshjes ku ju bëni tifozin. “Studimi ynë nuk saktëson qartësisht se çfarë e nxit atakun”- shpjegon kërkuesi gjerman, duke renditur në gjithë këtë, abuzimin me ushqimin jo të zgjedhur, me alkoolin, me duhanin, apo stresin emocional, i shkaktuar direkt nga ndeshja.

Zemra tek ndeshja që luhet dhe përqëndrimi në ekran sjell një mënyrë shumë të keqe të të ushqyerit. Aq sa, specialistët e kanë cilësuar si një ovedzoë kalorish që akumulohen në mënyrë të panevojshme dhe që rëndojnë shëndetin.

Një tjetër specialiste e kësaj sfere kujton se kampionatet zhvillohen pikërisht në mesin e verës, atëherë kur edhe temperaturat janë në rritje dhe në kohën kur organizimi vuan nga dehidratimi.

Për këtë, në mënyrë që të shmanegn problemet shëndetësore, mjekët këshillojnë lëngje frutash në kohën që shihni ndeshjet, madje rekomandojnë zgjedhjen e atyre që janë më natyralë dhe të sigurtë. Në gjuhën mjekësore, gjëja më e mirë është marrja e 42 kalorive për 100 ml lëng që do të konsumoni, mundësisht me bazë karrotash dhe limoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›