E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindrustria mbështet projektligjin për Gjykatën Administrative



Mungesa e Gjykatës Administrative në Sistemin e Drejtësisë godet rëndë biznesin dhe industritë shqiptare. Ky është mendimi i Konfindustrisë, e cila ka kërkuar krijimin e Gjykatës Administrative. Konfindustria ka kërkuar dje në Komisionin e Ligjeve krijimin sa më të shpejtë të Gjykatës Administrative. Gjatë seancës në Komisionin e Ligjeve, administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, tha se “mungesa e Gjykatës Administrative në sistemin e Drejtësisë godet rëndë psikologjikisht dhe realisht biznesin dhe industritë shqiptare”. Sipas tij, në kushtet e krizës globale ekonomike dhe financiare është i domosdoshëm krijimi sa më i shpejtë i Gjykatës Administrative. Konfindustria kërkoi në Komisionin e Ligjeve përshpejtimin e procedurave ligjore për funksionimin sa më të shpejtë të institucionit në fjalë edhe kështu mjaft të vonuar krahasimisht të gjitha vendeve të tjera jo vetëm të BE-së, por edhe të rajonit. Konfindustria, gjithashtu, ka ndjekur nga afër gjithë procesin përkatës të formulimit të draftit ligjor përkatës nga Ministria e Drejtësisë dhe grupi përkatës i ekspertëve vendas dhe të huaj.

23 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›