Të gjitha gjobat që parashikon projektligji i ri për gjendjet civile
Drafti, nga 3 mijë deri në 50 mijë lekë gjobë për shkeljet. Ndjekje penale prindërve që nuk regjistrojnë fëmijët
Eljona Ballhysa
Ministria e Brendshme ka paraqitur në Kuvend projektligjin e ri për gjendjet civile, i cili pritet të diskutohet në komisionet parlamentare. Ky projektligj parashikon ngritjen e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, mënyrën e hedhjes së të dhënave dhe ruajtjen e tij. Ngritja e Regjistrit Kombëtar të të dhënave konsiderohet e rëndësishme për sistemin e adresave dhe për prodhimin e listës së zgjedhësve sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor. Po kështu, projektligji parashikon detyrimin e institucioneve dhe individëve për të zbatuar afatet për regjistrimin e lindjeve dhe vdekjeve. Për të gjitha shkeljet, në draftin e Këshillit të Ministrave janë parashikuar gjoba për institucionet dhe individët. Ndërkohë që për prindërit që nuk regjistrojnë lindjen e fëmijës deri në 6 muaj, është parashikuar ndjekje penale sipas procedurave të Kodit Penal. Për zbatimin e këtij projektligji është parashikuar mënyra e organizimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila do të jetë e varur nga Ministria e Brendshme me degët e saj në njësitë e qeverisjes vendore.
Gjobat
Ky projektligj parashikon deklarimin e vendbanimit të ri për çdo person që e ndryshon atë dhe që vendos të jetojë më shumë se tre muaj në një vendbanim të ri. Në pikën 2 të nenit 14 thuhet qartazi se çdo person madhor që ndryshon banimin është i detyruar të bëjë kërkesë për ndryshimin e vendbanimit jo më vonë se 15 ditë nga ardhja në vendbanimin e ri. Nëse ky afat shkelet, drafti parashikon gjobitjen me 3000 lekë. Po kështu, sipas ligjit, shtetasit të cilët për arsye pune, arsimimi, shërbimi ushtarak, trajtimesh afatgjata shëndetësore, vuajtje dënimi apo detyra të caktuara, që qëndrojnë për një periudhë të caktuar më shumë se 15 ditë në njësi vendore janë të detyruar të deklarojnë pranë zyrës së gjendjes civile qëndrimin e tyre. Kur qëndrimi në një njësi vendore është më shumë se 3 muaj, shtetasit janë të detyruar të ndryshojnë vendbanimin në adresën e re. Shtetasit nuk mund të deklarojnë dhe të kenë njëherazi më shumë se një vendbanim. Shkelja e kësaj dispozite dënohet me 3000 lekë. Edhe institucionet arsimore, të spitaleve, burgjet apo repartet ushtarake janë të detyruara që të njoftojnë zyrtarisht zyrat e gjendjeve civile në juridiksionin territorial ku ndodhen. Edhe shkelja e këtij neni parashikon gjobitjen me 3000 lekë. Për shtetasit e huaj, personat pa shtetësi, me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, si dhe shtetasit e huaj që kanë përfituar azil në Shqipëri, për çdo ndryshim adrese duhet të njoftojnë zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të tyre brenda 15 ditëve. Drafti parashikon gjobitjen me 3000 lekë për shkeljen e këtij neni. Në projektligj, përsa i përket regjistrimit të lindjes së fëmijëve, parashikohen që të gjitha subjektet shëndetësore, shtetërore dhe private që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen, janë të detyruara që çdo ditë të hënë të dërgojnë në zyrat e gjendjes civile ku prindërit kanë vendbanimin, njoftimin për lindjet e ndodhura pranë institucionit të tyre. Në rast të kundërt, në bazë të ligjit, këto institucione do të gjobiten në masën e 50 000 lekëve. Nga ana tjetër parashikohet që kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda 60 ditëve, për lindjet brenda vendit dhe brenda 90 ditëve për lindjet jashtë vendit, nëna përfiton shpërblim në masën e 5 mijë lekëve. Drafti nuk lejon që prindërit t’u vendosin emra të papërshtatshëm fëmijëve që kanë notacione negative apo shprehje raciale. Projektligji parashikon gjobitje në rastet kur shkelen afatet kohore nga spitalet, repartet ushtarake, burgjet e institucione të tjera në rast se nuk deklarojnë brenda 5 ditëve pranë zyrave të gjendjes civile për vdekjet e ndodhura në institucionet e tyre. Në draftin e qeverisë parashikohet në mënyrë të detajuar funksionimi i Drejtorisë së Gjendjes Civile, ndërkohë që është parashikuar që emërimi i punonjësve të gjendjes civile në degët e qarkut të bëhet nga prefekti, në bazë të kritereve të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Ndërsa shkarkimi i punonjësve do të bëhet vetëm pasi të merret miratimi i drejtorit të Përgjithshëm. Në relacion shpjegohet se kjo masë është marrë për shkak të fenomeneve që kanë ndodhur kur të zgjedhur vendorë kanë ushtruar presion nga punonjësve të gjendjes civile për të shkelur ligjin.
23 Dhjetor 2008