Shkarkohet kreu i Doganave Përparim Dervishi dy muaj para zgjedhjeve

Berisha shkarkon mikun e tij për punë të dobët
Pas një karriere 4 vjeçare problematike në krye të doganave, është shkarkuar pa zhurmë nga detyra, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi. Megjithëse kundër drejtorit të Doganave ka pasur shumë shkrime nga ana e mediave dhe shumë akuza për veprimet e tij antiligjore në institucionin e doganave, kryeministri Berisha e ruajti me besnikëri pa e lëvizur nga posti që mbante. Sipas kryeministrit mbajtja në këtë post e Dervishit kishte të bënte me realizimin e planit, realizim i cili erdhi nga shtrenjtimi i çmimit të karburanteve dhe nga abuizivizmi i drejtorit Dervishi me referencat.Tani që realizimi i planit në dogana ka shkuar në nivelin e 87 %., kryeministri i vendit detyrohet ti komunikojë shkarkimin besnikut të tij për katër vjet rresht. Burime të sigurta pranë doganave pohuan për gazetën SOT se Dervishi është shkarkuar dje nga posti i tij zyrtar, të cilin e mbante që me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike. Të njëjtat burime shtuan se ka qenë vetë kryeministri Sali Berisha, ai që i ka komunikuar personalisht Dervishit dje në mesditë, në orën 14:30, largimin-surprizë nga posti që mbante në krye të doganave. Dervishit i është komunikuar shkarkimi nga detyra pa paralajmërim, në prani të 3 nëndrejtorëve të tij. E teksa Dervishi nuk do të jetë më drejtues në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë, mësohet se tashmë janë menduar dhe 2 kandidaturat e mundshme për zëvendësimin e tij. Burimet bëjnë të ditur se pretendentët e deritanishëm për fronin e doganave janë Rifat Gjoni dhe Shkëlqim Spahiu. Përparim Dervishi ka qenë një ndër eksponentët më të molepsur të administratës aktuale shqiptare, si i përfolur shpesh nga të gjithë mediat dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. Por pavarësisht kësaj, rezistenca e tij për 4 vite në krye të doganave ka treguar se ai ka qenë i veshur me pushtet të hekurt, nga vetë ata që e emëruan në këtë post, me të marrë drejtimin e qeverisë.
Skandalet e Dervishit në krye të Doganave
Gjatë funksionit të tij në krye të Doganave Shqiptare, Përparim Dervishi është përballur me probleme të shumta, ku përveç akuzave dhe denoncimeve nuk kanë munguar edhe gjyqet ndaj tij. Shkarkimet nga puna, emërimet e pakujdesshme, luajtja me çmimet e referencave të njohura si çmimet standarde mbi të cilat bazohet dogana për aplikimin e tatimeve, apo disa kërkesa për ndjekje penale si dhe proceset gjyqësore, por edhe problemet më të fundit me zhdoganimin e disa anijeve në Portin e Vlorës, janë vetëm disa nga problemet që kanë karakterizuar punën e Dervishit si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Dy vite më parë, në vitin 2007, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Doganave përfundoi në gjyq i akuzuar se kishte urdhëruar tjetërsimin e dokumenteve zyrtare të institucionit të rëndësishëm që ai drejtonte. Veprimi i tij kishte lidhje me gazin të lëngshëm që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sekuestroi për kompaninë Vjosapak muaj para gjyqit. Këtë sekuestro gjykata nuk e njohu, duke vendosur zhbllokimin e gazit. Por Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me në krye Përparim Dervishin nuk iu bind verdiktit të gjykatës dhe për pasojë, prokuroria vendosi të procedojë drejtorin Dervishi për veprën penale të Pengimit të Ekzekutimit të Vendimeve të Gjykatës e parashikuar në Nenin 320 të Kodit Penal. Ky lajm u pasqyrua në disa nga mediat më të mëdha të vendit megjithatë nuk do të ishte i vetmi, që diskreditonte figurën e Dervishit se shef i përgjithshëm i doganave. Një tjetër e metë në punën e Dervishit teksa drejtonte doganat në vend, do të ishte dhe e drejta e tij për të shkarkuar dhe emëruar punonjësit e këtij institucioni, sipas preferencave të tij. Shkarkime të shumta në institucionin e tij, Dervishi i pasoi me emërime të reja, të cilët nuk ishin gjë tjetër veçse studentë të universitetit privat, në të cilin ai jepte mësim. Megjithëse këta studentë nuk kishin mbushur ende moshën, në mënyrë të jashtëligjshme u emëruan direkt nga Dervishi në poste të rëndësishme të doganave në vend. Një tjetër skandal në të cilin u përfol sërish ish kreu i doganave ishte dhe kriza që përfshiu kupolën e drejtimit të doganave shqiptare e përqendruar totalisht në duart e Dervishit. Kjo krizë do të pasqyrohej dhe në vetë shërbimin doganor shqiptar, për shkak të aferave dhe veprimeve antiligjore që drejtuesit e saj organizonin në mënyrë sistematike. Kjo krizë drejtimi punësh, krijohej për arsyen e vetme dhe të dukshme, se krerët e kësaj drejtorie, nuk kishin asnjë lloj bashkëpunimi midis tyre. Pas një debati të bërë midis ish drejtorit Përparim Dervishi dhe z/drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Bujar Vukaj, bashkëpunimi institucional midis dy krerëve nuk funksionoi më, duke u pozicionuar secili si kokë më vete në postin e tij.