Trafiku i drogës, gjenden në makinë 90 kg hashash
29/04/2009 “Korrieri”, garë me makina me policinë, përfundon në kanal
Gjenden në një banesë dhe 230 rrënjë. Nën hetim 6 persona
BERAT – Në mesditën e djeshme pas një aksioni blic të drejtuar nga drejtori i policisë Benard Çaushi, sektori i antidrogës, ka mundur të zbulojë një rrjet trafikantësh në tre qytetet Kuçovë, Fier dhe Vlorë. Burimet zyrtare të policisë që i referohen edhe lajmit thanë për gazetën se grupi në fjalë që përbëhet prej 6 trafikantësh survejohej prej më shumë së tre muajsh deri në mesditën e djeshme kur është organizuar dhe aksioni në fjalë. Po të njëjtat burime pohuan se sapo agjentet e antitrafikut të drogës kanë rënë në gjurmët e një sasie të konsiderueshme droge me një makinë me targa Fieri kanë vënë në ndjekje të saj nga shtëpia ku makina me drogë është nisur për në destinacionin në fjalë. Makina e ngarkuar me 9 thasë droge me rreth 90 kg ka dal nga porta e shtëpisë ku dhe survejohej nga policia civile dhe menjëherë pas saj është nisur grupi i agjentëve, të cilit duket se kishin lënë një vend tjetër për të përfunduar aksionin. Por makina që udhëtonte drejt Fierit në Urën Vajgurore ka pikasur se e ndiqte një makinë pa targa. Në këtë moment drejtuesi i mjeti e ka kuptuar se po e ndiqte polica dhe ka shtuar gazin e makinës. Drejtuesi i mjetit nga hutimi dhe nga frika ka goditur makinën me policë. Sapo agjentët e policisë kanë dal për të ndaluar makinën me drogë, kjo e fundit ka ndryshuar drejtim duke udhëtuar për në qytetin e Beratit. Në këtë rast të dyja makinat edhe ajo e policisë si dhe ajo e drogës janë vënë në garë, ndërsa policia ka organizuar dhjetëra forca të tjera, si ato të trafikut rrugor grupin e gatshëm etj për të bërë të mundur ndalimin e makinës dhe arrestimin e autorëve të drogës. Nga shpejtësia në segmentin rrugor Urën Moravë makina e trafikantëve duket se ka dal nga kontrolli dhe ka rënë në kanal. Më pas është dashur ndihma e policisë që t’i vijë në ndihmë trafikanti njëkohësisht dhe korrieri apo transportuesi i sasisë së drogës që ta nxjerrin nga makina dhe ta shoqërojnë për në spitalin e qytetit të Beratit për arsye se ishte plagosur. Ndërkohë pas arrestimit të autorit të drogës dhe makinës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale policia në bashkëpunim me krerët e komisariatit të Kuçovës, Mehmet Rrapaj, kanë bërë kontrollin e banesën e Ndriçim Kaçit banor i lagjes “11 Janari” Kuçovë, ku dhe dyshohej se ishte bazë e trafikantëve të survejuar për më shumë se tre muaj. Sipas burimeve policore, gjatë kontrollit në banesë iu gjendën dhe sekuestrohen në cilësinë e provës material 230 rrënjë kanabis sativa të thata gati për t’u vjelë.