Polici i rremë, gjyq për vjedhje
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen penale ndaj një personi, i cili duke u hequr si polic grabiste qytetarët, duke u marrë sendet personale dhe paratë.
trazhgim sokolaj
Burime zyrtare nga organi i akuzës në kryeqytet, pohuan se dosja penale në ngarkim të Kudusi Okës, 23-vjeç, banues në periferi të Tiranës, është dërguar për gjykim në Gjykatën e kryeqytetit. Sipas Prokurorisë, hetimet ndaj të dyshuarit kanë zgjatur vetëm dy muaj për shkak se, dëshmitarë të shumtë kanë dhënë sqarime të hollësishme për veprimet, që akuzohet se ka kryer i pandehuri 23-vjeçar. Sipas dy dëshmive të dokumentuara nga Prokuroria e Tiranës, duke u hequr si punonjës policie, Kudusi Oka ndalonte për kontroll qytetarë të ndryshëm kryesisht në periferi të Tiranës. Ai u merrte atyre portofolat dhe telefonat celularë, duke u prezantuar si efektiv i policisë, që duhej të bënte verifikime në emër të ligjit. “Kemi dyshime se ju mbani sende të vjedhura, telefoni juaj është i grabitur dhe duhet të bëjmë një verifikim”, u ka pohuar polici i rremë viktimave të tij. Ai më pas e bënte fakt të kryer qytetarëve se, telefonat e tyre ishin te vjedhur dhe si të tillë duhej të sekuestroheshin nga policia. Në këtë mënyrë, i akuzuari ua merrte telefonat qytetarëve për të mos ua kthyer më dhe më pas largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Veprimtaria e të akuzuarit ka vazhduar në këtë mënyrë, derisa ai ka ndaluar dy persona, u ka marrë telefonat dhe ka vazhduar taktikën e tij. Këta dy persona kanë qenë të sigurt se telefonat e tyre nuk ishin të vjedhur dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë e Tiranës. Kjo e fundit verifikoi çështjen dhe dërgoi dosjen në Prokurori. Prokuroria konfirmoi se Kudusi Oka nuk ishte punonjës policie dhe në të vërtetë ai kishte vjedhur qytetarët. Menjëherë pasi ka konfirmuar se, i dyshuari nuk ishte efektiv i policisë, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzë për “vjedhje” dhe “përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore” ndaj Kudusi Okës, i cili është ndaluar më 26 maj 2008.