E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohen gjashtë vetura të dyshuara

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 16:58

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me njësitet rajonale të autokrimeve, ka realizuar një operacion policor me qëllim të hetimit dhe zbulimit të veturave të dyshuara, të vjedhura dhe të falsifikuara.

"Ky plani policor është realizuar kryesisht në gjitha qytetet e mëdha të Kosovës duke filluar me dt. 15.08.2011 në rajonin e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës.
I njëjti plan ka vazhduar edhe me dt. 16.08.2011 rajonin e Prishtinës, Ferizajt dhe Gjilanit. Gjatë këtij operacioni policorë janë kontrolluar njëqind e tetëdhjetë e tri (183) vetura të ndryshme dhe si rezultat i dyshimeve janë konfiskuar gjashtë (6) vetura", thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se pesë vetura janë dërguar në Dogana të Kosovës për vazhdim të procedurave të mëtejme lidhur me zhdoganim, ndërsa një veturë është e dyshuar si e falsifikuar dhe hetimet rajonale te Rajonit të Pejës do të merren me procedim gjyqësor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›