E Diel, 1 Nëntor 2026

Nigeria së shpejti do ta njohë Kosovën, sipas Pacollit

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 17:30

Në kuadër të turneut të tij lobues në kontinentin e Afrikës, zëvendëskryministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas vizitës në Togo, ka udhëtuar në Abuja të Nigerisë, ku ka zhvilluar një darkë të përbashkët me presidentin e këtij shteti, Goodluck Jonathan.

"Mund të konkludohet, se në bazë të atmosferës dhe rrjedhës së takimit që zoti Behgjet Pacolli ka zhvilluar me presidentin Jonathan, edhe Nigeria si njwri ndër shtetet më të fuqishme të kontinentin Afrikan, në një periudhë të afërt do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran", thuhet në një njoftim të kabinetit të Pacollit.

"Ky ishte takimi i tretë i zëvendëskryeministrit Pacolli me presidentin Jonathan dhe më substancial, pas dy takimeve të shkurtra të zhvilluara më herët", thuhet më tej në njoftim.

Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, gjate tri raundeve të vizitave në kontinentin e Afrikës, vizituar më se 28 shtete dhe ka takuar presidentet e këtyre shteteve.

Aktualisht, zëvendëskryeministri Pacolli është duke vizituar shtetin e Beninit, ndërsa turneu i tij lobues do të vazhdojë me vizitat në shtetin Gabon dhe Kongo.

Këto vizita të zëvendëskryeministrit Pacolli në Afrikë kanë rezultuar të suksesshme, duke i sjellë Kosovës njohjen nga Afrika Qendrore, republika e Nigerit dhe Republika e Guinesë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›