Selimi, homazhe te varrezat e dëshmorëve në Ferizaj
Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 17:30
Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Sylejman Selimi, me bashkëpunëtorë, bëri homazhe sot në varrezat e dëshmorëve, në Ferizaj, në shënimin e 13 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Cen Dugollit.
“Dëshmorët e kombit meritojnë shumë më shumë, sepse ata me luftën e tyre, me heroizmin e tyre dhe me gjakun e tyre, na sollën lirinë”, tha me këtë rast gjeneral Selimi.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi, po sot, vizitoi edhe varrin e dëshmorit dhe të atdhetarit të kombit Fazli Greicevcit, në Sankoc të Drenasit. /rtk/