E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj në konferencën e OKI-së në Stamboll

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 18:40

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për në Stamboll, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministror të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Kooperim Islamik (OKI).

Hoxhaj, në këtë konferencë është ftuar nga homologu turk, Ahmet Davutogllu.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme, Hoxhaj do të zhvillojë takime të shumta me ministra të jashtëm të vendeve islamike, me qëllim të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve të Kosovës.

Mësohet se Hoxhaj do të zhvillojë një takim të veçantë edhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutogllu, gjatë të cilit "do të bisedohet për format konkrete të thellimit të bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy shteteve tona mike".

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›