Nga data 30 tetor hapet "Praktiker"
Një nga rrjetet më të mëdha në DIY (Do It Yourself) dhe në përmirësimin e shtëpisë do të jetë tashmë i pranishëm edhe në tregun shqiptar. Në Tiranë, "Praktiker" do të hapë dyert e tij për klientët shqiptarë më 30 tetor. Ky do të jetë dyqani i parë shqiptar "Bëje vetë" (Do It Yourself) dhe i përmirësimit të shtëpisë në një ambient me sipërfaqe prej 8700 metrash katrorë (7000 sportele) me mbi 120 punonjës. Deri tani, në tregun shqiptar nuk ka pasur asnjë format të tillë të shitjes me pakicë të krahasueshëm me atë që ofron "Praktiker", as nga kompani shqiptare e as nga kompani të huaja. Hipermarketi që do të hapet në Tiranë do të jetë hipermarketi i 104-t i "Praktiker" jashtë Gjermanisë dhe i pari në Shqipëri. Hipermarketi i "Praktiker" në Tiranë nuk do t‘u vijë në ndihmë vetëm ndërtuesve të nivelit profesional, por edhe atyre që duan të ndërtojnë, rinovojnë, pajisin ose dekorojnë shtëpitë dhe apartamentet e tyre vetë. Te hipermarketi i "Praktikerit" do të mund të gjeni mbi 35000 produkte të organizuara në 18 sektorë, si lëndët e drurit, hidro-sanitaret, veglat dhe mjetet e tjera të punës, pllakat, mobiliet, aksesorë për makinat, pajisje për shtëpinë, pajisjet elektrike dhe materialet dekorative.