Dy të rinj plagosin me thikë 48-vjeçarin
SHKODËR - Një 48-vjeçar është qëlluar me thikë në vendin e quajtur "Dugajat e Reja" të qytetit të Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të së mërkurës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbeëritur efektivë të policisë së Shkodrës, të cilët kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve Andjol Rajta dhe Robert Sterkaj dhe po punohet për kapjen e tyre. Viktima 48-vjeçar është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku pas marrjes së ndihmës nga bluzat e bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj plagosjeje, ndërsa materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të "plagosjes së lehtë me dashje" dhe "prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".