Konfliktet etnike dhe e ardhmja e Kosovës
DRITAN HOTI*
Periudha e pasluftës është ndoshta aq vendimtare për të ardhmen e një vendi sa edhe rrjedha e betejës. Ndodh rrallë herë në historinë e shteteve, që njëri prej tyre të humbasë luftën, por të ndërtojë një të ardhme të lakmueshme, i tillë është rasti i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, por qëllon gjithashtu jo rrallë-herë që shtetet të dalin ngadhënjyese në një konflikt të armatosur dhe të humbasin të ardhmen e tyre, siç ishte shembulli i Evropës Lindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë, të dala teknikisht fituese në Luftën e Dytë Botërore, që duke u orvatur të zbatonin preceptet e komunizmit në të cilat ato besonin, u zhytën në një mbrapshti 50-vjeçare, pasojat e të cilave ato po përpiqen t’i ripohojnë ende sot e kësaj dite.
“Burrështetasi si dhe elitat që e drejtojnë atë janë personifikimi më i mirë i racës që prej nga ato dalin, me një fjalë popujt që ato përfaqësojnë” - mendonte ish kryeministri anglez, Disraeli. Misioni i filozofit është që nëpërmjet një sistemi refleksioni të mundet të shpjegojë veçoritë metafizike, natyrore, e hyjnore në raport me njeriun, ecurinë si dhe efektet e prodhuara prej tij, duke filluar nga qeverisja, tipi i regjimit të ndërtuar, marrëveshja sociale e duke përfunduar te lufta dhe pasojat e saj. Ndërsa fusha e veprimit të mendimtarit është teoria, misioni i shtetarit është konkretja. Tek burri i shtetit, gama e të gabuarit është shumë e vogël ose aspak; i pajisur me një kthjelltësi intelektuale, duke pasur një njohje të së shkuarës, të shoqëruar me një vizion të së ardhmes, misioni i tij është fare i qartë, në rastin e shteteve të mëdha është ndalimi i dekadencës së institucioneve njerëzore, nëpërmjet inovacionit, pra transformimit të përhershëm, duke siguruar vazhdimësinë e risinë e tyre, shkurt përjetësinë e tyre. Në rastin e shteteve të vogla me probleme specifike, siç është Kosova, është transformimi, pra zhvendosja nga një situate tranzitore në një konsolidim të gjithanshëm që do t’i mundësonte që të përleshej në të ardhmen me çdo përballje. Rasti i Kosovës zë vend në faqet e regjistrit të historisë botërore, aty ku bëhet fjalë, për ato që në terminologjinë e marrëdhënieve ndërkombëtare i cilësojnë si konflikte etnike. U pa qartë se konfliktet ndëretnike u shfaqën pothuajse si kërpudhat pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, d.m.th, pas përmbysjes së botës së luftës së ftohtë, asaj të dominuar prej dy superfuqive, SH.B.A e B.S. Arkitektura botërore përgjatë Luftës së Ftohtë impononte, pothuajse bllokonte shpërthimin e konflikteve ndëretnike. Qëllonte që diplomacia amerikane, duke u bazuar në ekuilibrin e forcave, përpiqej që të ngrinte kacafytjet etnike, duke rezervuar momentalisht integritetin e Jugosllavisë së Titos, duke e paraqitur këtë të fundit si shembull sfide përkundrejt Perandorisë Sovjetike. Nga ana e saj, Rusia komuniste kishte gati një lloj patologjie në lidhje me çdo lëvizje shkëputëse apo grindje etnike, fatale historikisht për stabilitetin dhe madhështinë e Rusisë, duke pasur parasysh mënyrën sesi ajo ishte krijuar e zgjeruar dhe funksiononte. Rasti i krizës qipriote si dhe invadimit të saj nga ushtria turke (1974) ishte ndër shembujt e paktë të një konflikti etnik në Evropë, rezultat kjo i fuqisë imponuese si dhe përmasat e shtetit turk. Në periudhën pas luftës së ftohtë grindjet etnike shpërthyen zinxhir në Evropë si dhe anembanë botës. Emanuel Kant, në shkrimet e tij e barazvlerësonte sjelljen e një shteti me atë të njeriut, si rrjedhojë sindromat e etnive rivale apo shtetit i shëmbëllenin atij njeriut që kishte përmbajtur mllefin hakmarrës, duke pritur momentin e tij për ta zbatuar atë. Që prej atëherë konfliktet në Somali, në Ruanda në Liban, në Azinë Qëndrore, në Nagorni Karabak, në Konga (ish-Zaire), në ish-Jugosllavi, Kroaci, Bosnje, Kosovë. Paradoksi në natyrën e konflikteve ndëretnike ishte se një kundërshtar apo zaptues i huaj më i fuqishëm ndoshta edhe më i civilizuar siç ishte Austria, në rastin e Bosnjes, nuk shihej në mënyrë po aq armiqësore përbri kundërshtares tjetër, Serbisë, rrjedhojë kjo e diferencës së pretendimeve dhe synimeve nga ku dhe sjellja specifike e të dy kundërshtarëve. Pyetja që buron vetvetiu është: çfarë të ardhme apo zgjidhje përfundimtare do të ketë për konfliktet etnike, pas shumë vuajtjesh e gjaku të derdhur?
Rasti i Kosovës
Rasti që na intereson është e ardhmja e Kosovës e brendalidhur me ekzistencën dhe të ardhmen e mbarë çështjes shqiptare. Shpesh-herë në biseda të ndryshme ndërshqiptare dëgjon opinione mendjengushta të disave prej tyre, të shprehura këto gati në mënyrë afirmative; se me integrimin final të Kosovës, të Shqipërisë apo të Serbisë në Evropë, çështja e Kosovës do të mbyllet automatikisht. Për të shpërligjur këtë konkluzion duhet pasur parasysh se së pari: çështja e Kosovës përbën një rast të pastër të një konflikti etnik, ndoshta edhe më i mprehtë përkundrejt rasteve të sipërpërmendura. Historia na mëson se në psikologjinë, si dhe natyrën e konflikteve etnike, kompromisi është pothuajse i paarritshëm që prej shfaqjes së tij, prej brezave të hershëm e kështu me radhë, gjeneratë pas gjenerate, të dyja etnitë rivale janë të mbarsura me emocion dhe psikozën se ai territor ju ka përkitur atyre dhe se kundërshtari është konsideruar si mishërim i së keqes, dhe se shekuj pas shekujsh, duke filluar nga gojëdhënat, më vonë nëpërmjet shkrimeve e deri më tash në epokën e mondializimit, ku gjithçka shpërhapet menjëherazi e gjithkah, anipse në një mënyrë sipërfaqësore. Qëndrimi i Serbisë përbri Kosovës ka kapërcyer shekuj dhe epoka duke ruajtur të njëjtin thelb, shkurt Kosova ka qenë është, megjithëse, ajo është tashmë e pavarur do të jetë pjesë e pandashme e saj. Kështu obsesioni i përjetshëm shndërrohet në patologji posesive, pra si dikur shtetit më të ri të Evropës, por edhe shqiptarëve kryesisht do t’ju duhet të përballen me këtë sfidë të së ardhmes, pra me një Serbi në epokën e globalizimit dhe rendit të ri botëror në ndërtim e sipër, e pajisur me psikozat e së shkuarës. Së dyti, njehsimi me pjesë perëndimore që nënkupton integrimin e plotë në Evropë, është shndërruar si pikësynim themeltar për shtetet e pjesës lindore të kontinentit. Pranimi në Evropë konsiderohej si jetik në stabilizimin socio-ekonomik, etiko-kulturor, duke mos harruar asnjëherë dhuntitë e racave që këto shtete përfaqësojnë, nga ku dhe traditat specifike. Pyetja e mëtejshme është: Kosova dhe Serbia anëtare në koncertin e shteteve evropiane do të përkthehej si paqtim i kundërshtisë së përhershme historike? Domosdoshmëria për vënien mbi këmbë të një entiteti evropian gjithëpërfshirës diktohej nga e shkuara, d.m.th nga mësimet e historisë, të cilat ndryshe nga ligjet e natyrës që shpjegojnë dhe nuk përshkruajnë, na mësojnë nëpërmjet analogjisë dhe jo identifikimit. Dhe kështu strumbullari i themelimit të Evropës ishin dy shtetet më të mëdha, por edhe ato që kishin luftuar në mënyrën më të egër gjatë 100 vjetëve njëri-tjetrin, Gjermania dhe Franca. Një kompromis i orëve të para siç ishte fondamenti i Evropës u transformua në një projekt të madh, ndoshta më revolucionarizuesi në të gjithë planetin në shekullin e XX. Kështu me radhë vijoi zgjerimi me Italinë, Anglinë artificialisht anëtare, e cila tradicionalisht kishte predikuar e inkurajuar një ekuilibër forcash në kontinentin e vjetër, frytdhënëse për të. Duke pasur zanafillën në një kompromis të madh, për t’i vënë kapak përkohësisht së shkuarës, nga një bërthamë shtetesh perëndimore ajo u zgjerua progresivisht dekadë pas dekade duke përfshirë në bashkësinë e saj pothuajse të gjithë vendet ish-komuniste, pas Kroacisë, Serbisë, Bosnjes, Shqipërisë dhe Kosovës. Dilema e madhe me të cilën duhet të ndeshet kjo bashkësi e madhe shtetesh e veshur me sistem të përbashkët aktesh e rregullash të mbikëqyrura nga një shpurë burokratësh, që mban emrin, Bashkimi Evropian, është mungesa e një politike të përbashkët të jashtme, pra përfaqësimi në mënyrë homogjene nëpërmjet një zëri të vetëm. Në Ministrinë e Jashtme gjermane, në Quai d’Orsay, si dhe në Foreeing Office, vazhdon të elaborohet doktrina në përputhje me traditën historike të kombinuara me interesa konkrete të së tashmes. Që prej 50 vitesh Evropa ka progresuar “a une double vitesse”, nga njëra anë ajo e perfeksionimit burokratik të institucioneve qendrore të Brukselit apo të Strasburgut, nga ana tjetër Evropa e vjetër, ajo e doktrinave tradicionale dhe e piketave të vjetra historike. Shkurt nëse në nivelin e perfeksionimit të institucioneve teknike ndeshemi me Evropën e shekullit të XXI, në ushtrimin e diplomacisë vetjake, hasim pothuajse me stilin e shekullit të XIX, ja pra dhe arsyeja përse Evropa, ndryshe nga SHBA, Rusia e sotme, Kina apo India nuk paraqiten si një shtet-komb përsa i përket sakrificave apo aksioneve të përbashkëta diplomatike. Me shpërthimin e luftës në ish-Jugosllavi, bota gjermanike, që përfshin Gjermaninë e Austrinë, por edhe qëndrimin zvicerian ishte e mpleksur në destrukturimin e Jugosllavisë, duke mbështetur pikësëpari Slloveninë, shkëputjen problematike të Kroacisë e kështu me rradhë deri me largimin e Kosovës nga thundra serbe. Qëndrimi i Francës një ndër themelueset e Bashkimit Evropian, serbofile, por jo imponuese, pasojë e taktikave kriminale të Serbisë si dhe forcës në zbritje të saj, reflekton idenë e sipërpërmendur se kohezioni në çështjet themeltare që prej formimit e deri më sot, qejfmbetjet në lidhje me idenë ambicioze, por të parealizueshme të diplomacisë franceze mbi Bashkimin Mesdhetar janë një dëshmi e qartë se ende nuk ekziston politika e jashtme BE. Kështu që synimi madhor i Evropës, në një botë të ndryshime të mëdha e të gjithanshme ngelet bashkërendimi, njehsimi i interesave të saj. Pikërisht në këtë Evropë do të aderojë në një të ardhme jo shumë të largët Serbia dhe Shqipëria dhe më vonë Kosova. Një gjë duhet të jetë afërmendsh e qartë se asnjëri prej shteteve, bëhet fjalë edhe për ato që e kanë njohur Kosovën, nuk do të mundet të shtrëngojë Serbinë të pranojë mëvetësinë e Kosovës. Serbia është dhe do të jetë e ngulitur në orvatjet e pandërprera të saj në sabotimin e pavarësisë së Kosovës, atëherë kompeticioni do të vazhdojë ndërmjet dy popujve, përkrah rrjedhës së pashmangshme të historisë, ashtu si në të shkuarën. Sfida me të cilën do të përballen shqiptarët e Kosovës është se në çfarë mase ato do t’ia dalin mbanë, që të ndërtojnë një shtet të plotë të së drejtës që pikësëpari do të dëshmonte zotësinë e tyre, si dhe do të neutralizonte cenet vetëshkatërrimtare në natyrën prej shqiptari dhe do të prodhonte homogjenitetin e gjithanshëm, elementi thelbësor që mundëson përmbushjen e misioneve nga ana e kombeve. Përsa i përket Serbisë dilema e përhershme e saj ka qenë e do të jetë orientimi në aleancë. Edhe një Serbi në epokën e mondializimit, e konsoliduar ekonomikisht dhe deri-diku ushtarakisht, duke mos nxjerrë mësimet e së shkuarës, e zhveshur nga sistemi i vetëanalizës, apo një falje e përgjithshme adresuar kombeve që kanë pësuar prej saj. Forcimi si dhe thellimi i aleancës tradicionale me Rusinë, nga mungesa e çdo marrëveshje me kundërshtarët e saj tradicionalë, kryesisht SHBA do ta shndërronte sërish atë në një shtet problematik për Ballkanin, por ndoshta edhe në ndonjë ndërthurje të politikës botërore. Të shfrytëzosh momentin është shenjë e zgjuarsisë së një kombi si dhe e elitave të tij drejtuese. Të përmbushësh detyrat do të thotë, ta përgatisësh këtë komb në përballimin e të papriturave të historisë, e kështu në dekadat e largëta, historianët do të shkruajnë se shqiptarët në kapërcyellin e shekujve XX-XXI përmbushën më së miri pjesën e tyre të misionit në historinë universale. Mundësia u është ofruar, në çfarë mase do të shfrytëzohet ajo ngelet për t’u parë.
*Master për historinë e
marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Toulouzës, Francë