Provimet e lirimit, i fundit jepet më 19 qershor
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare do ta mbyllin vitin mësimor në datën 1 qershor 2010. Një ditë më pas, ata do të njihen me notat përfundimtare për secilën lëndë. Ministria e Arsimit ka publikuar edhe datat e provimeve të lirimit. Kështu Gjuhën Shqipe nxënësit do ta japin më 7 qershor ndërsa matematikën më 19 qershor. Kush nuk arrin të marrë nota kaluese në testim, mund t'i nënshtrohet atij edhe njëherë gjatë sesionit të vjeshtës. Për secilën nga lëndët, provimet do të jepen në shtator. Datat përkatëse për gjuhën shqipe dhe matematikën janë 1 dhe 6 shtator. Edhe për shkollat 9-vjeçare, Ministri i Arsimit ka urdhëruar që konsultimet të bëhen sipas një grafiku të posaçëm. Kështu Drejtoria e Shkollës afishon në këndin "Prov-imet e Lirimit" grafikun e konsultimeve për secilën nga lëndët e provimeve së bashku me emrin e mësuesit që i zhvillon. Konsultimet për lëndët e Provimeve të Lirimit zhvillohen në bazë klase. Grafiku i konsultimeve ka vlerë deri në përfundimin e shkollës; pastaj zëvendësohet me grafikun e ri të konsultimeve të ditëve përpara provimeve". Në grafikun e parë, përpara përfundimit të shkollës, me secilën klasë të zhvillohen dy orë konsultim në javë, një në letërsi dhe një në matematikë. Në grafikun e dytë, përpara ditëve të provimit, me secilën klasë të zhvillohen 5 orë konsultime për gjuhën dhe 8 orë konsultime për matematikën", thuhet në urdhrin e MASH.
Datat e provimeve te lirimit
• Viti shkollor do të përfundojë në datë 01 qershor 2010
• Do të llogaritet me 34 javë mësimore.
• Notat përfundimtare për çdo lëndë do dalin më 2 qershor
Provimet e Lirimit për klasën IX të zhvillohen më:
a. Gjuhë Shqipe 07 qershor 2010
b. Matematikë 19 qershor 2010
Datat për provimet e vjeshtës
a. Gjuhë Shqipe dhe Lexim Letrar 01 shtator 2010
b. Matematikë 06 shtator 2010