Konflikti, Formula FOTA nxeh motorët
Prishen përfundimisht marrëdhëniet ndërmjet Shoqatës së Skuadrave të Formula 1 (FOTA) dhe Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Pas takimit të zhvilluar të enjten në mbrëmje, në zyrat qendrore të Renaultit në Enston, skuderitë kryesore janë shprehur të gatshme "të fillojnë përgatitjet për një kampionat të ri". Formula FOTA, ose SuperFormula, emri ende nuk është përcaktuar, por ajo do të jetë Formula 1 alternative. "Rebelët" shprehen të gatshëm të paraqiten në vijën e nisjes, motorët janë nxehur dhe tashmë pritet vetëm semafori jeshil. Nuk është fantazi, por realitet: kjo duket se do të jetë zgjidhja më logjike dhe ndoshta e paevitueshme e konfliktit ndërmjet FOTA-s dhe FIA-s. Në kampionatin e ri do të marrin pjesë tetë nga dhjetë skuadrat aktuale që garojnë në F.1 (Uilliams dhe Fors India janë përjashtuar nga shoqata, sepse u regjistruan pa rezerva në Botërorin 2010), duke pranuar kufizimin e buxhetit të përcaktuar me kokëfortësi nga Maks Mosli. Skuadrat që kundërshtuan ndryshimet kryesohen nga Ferrari, e cila ka qenë gjithmonë e pranishme që prej krijimit të "Cirkus"-it. Të tjerat janë BraunGP, surpriza e këtij sezoni: MekLaren, Reno, Tojota, BMV Sauber, Red Bull dhe Toro Roso.
Mosli bëri tentativën ekstreme për të sheshuar kontradiktat me "rebelët". Presidenti i FIA-s propozoi rritjen e buxhetit vetëm për vitin 2010, nga 45 në 100 milionë euro. Nëpërmjet një letre, ai informoi të gjitha skuadrat rreth këtij "tolerimi", por konstruktorët nuk u tërhoqën, duke dekretuar krijimin e një botërori paralel. "U injoruan dëshirat dhe kërkesat e skuadrave më të rëndësishme", lexohej në deklaratën për shtyp të FOTA-s. "Disa dhjetëra miliona dollarë nuk janë shpërndarë nga përgjegjësi i të drejtave komerciale (patroni i ‘Cirkus‘-it, Berni Ekleston), që prej vitit 2006. Skuadrat nuk mund të vazhdojnë të komprometojnë vlerat themelore të sportit dhe vazhdojnë të jenë të regjistruara me kushte për kampionatin 2010". Dje ishte afati i fundit i federatës për skuadrat, të cilat duhej të regjistroheshin pa kushte. Por, tashmë të gjithë kanë vendosur "të bëjnë valixhet". Edhe pilotët janë të gatshëm të ndjekin punëdhënësit e tyre. "Nuk do të jem pjesë e Formula 1 me skuadra të vogla. Më mirë do të shkoj të garoj diku tjetër", ka thënë dy herë ish-kampioni i botës, Fernando Alonso, disa ditë më parë. "Ne duam të garojmë me skuadrat më të mira në botë, me teknologjinë më të lartë, me pilotët më cilësorë".
FOTA ka bërë të ditur se "kampionati i ri do të drejtohet në mënyrë transparente, me rregullore të njëjtë, do të inkurajojë hyrjen e skuadrave të reja dhe do të marrë parasysh dëshirat e tifozëve. Këtyre të fundit, por edhe partnerëve dhe sponsorëve do t‘u ofrohen çmime më të lira". Në anën tjetër, afati i Federatës Ndërkombëtare, mbi regjistrimin për sezonin e ardhshëm përfundonte dje në mesnatë. Gjithsesi, Mosli bëri të ditur se do të fillojë "betejën ligjore" me skuadrat që kanë vendosur të largohen dhe për këtë arsye publikimi i pjesëmarrësve në Botërorin 2010 do të shtyhet deri në zgjidhjen e çështjes.