Rritet faturimi afrofe në dogana dhe tatime
Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata e Ndërtuesve, si dhe Shoqata e Materjal-porositësve u ankuan publikisht gjatë dy javëve të fundit për fenomenin e "shtimit të rasteve të aplikimit të tarifave referuese nga autoritetet doganore dhe tatimore".
"Referencat doganore për koston e transportit janë jashtë realitetit dhe nuk kanë reflektuar rënien drastike të çmimeve për këtë shërbim në tregjet ndërkombëtare", - deklaroi Dhoma Amerikane e Tregtisë pak ditë më parë. Sipas saj, referencat doganore për transportin e mallrave me kontejnerë nuk janë ndryshuar që nga mesi i vitit të kaluar, kur kostoja e transportit arriti kulmin. Sot, transportimi i një kontejneri nga Kina në Evropë kushton vetëm disa qindra dollarë, ndërkohë që pak muaj më parë, kushtonte disa mijëra dollarë. Referenca doganore shqiptare mbetet 2000 dollarë për kontejner, disa herë më e lartë sesa çmimi faktik. Taksat mbi mallrat e importuara në Shqipëri përfshijnë vlerën e mallit dhe koston e transportit.
"Prej disa kohësh, është miratuar dhe ka hyrë në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili ka miratuar manualin e punimeve të ndërtimit dhe çmimet e tyre të centralizuara e të fiksuara, mbi bazën e të cilit bëhet llogaritja e detyrimeve tatimore për të gjitha shoqëritë e ndërtimit", njoftoi Shoqata e Ndërtuesve javën e kaluar. "Ky vendim, në kushtet e ekonomisë së tregut, është plotësisht jashtë kohe, është kthim prapa, centralizim ekstrem dhe arbitraritet i pasens", thanë ndërtuesit.
Shoqata e kompanive që punojnë me material-porositës, u ankua edhe një herë për sistemin e pagave të referencës, sistem i vendosur dy vite më parë dhe që rriti ndjeshëm ngarkesën reale për tatim-fitimi dhe sigurime shoqërore për bizneset dhe individët. Materjal-porositësit janë industria më e prekur nga ky sistem, pasi në Shqipëri shfrytëzohet vetëm krahu më i lirë i punës në krahasim me vendet perëndimore dhe rritja e kostos së punës rëndon në masë të gjerë në rentabilitetin ekonomik të këtyre ndërmarrjeve.
Përveç vendosjes së pagës së referencës, qeveria rriti "pagën minimale ligjore" në Shqipëri gjatë vitit të kaluar në nivelin e 17 mijë lekëve, nivel që është joreal për një kategori të punësuarish, veçanërisht në sektorin e shërbimeve. Qeveria vendosi të ngrijë akcizën mbi karburantet për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit.
Buxheti po vuan aktualisht rënien e shpejtë të çmimeve të mallrave të importuara, gjë që pasqyrohet në të ardhura më të pakta fiskale. Për të zgjidhur këtë problem, qeveria i është drejtuar përdorimit të metodave ‘referuese‘, ku sasia e tatimeve dhe taksave të vjela, nuk varet më nga çmimet e tregut. Përdorimi i këtyre metodave ka sjellë edhe një rritje reale të ngarkesës fiskale për bizneset, rritje që në kushtet normale mund të kryhet vetëm përmes ligjeve të miratuara në Parlament.