E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti me armë, shoqërohen 40 vetë

 

SHKODER - Ndonëse kaluan 48 orë, kur dy grupe rivale shkëmbyen zjarr në mes qytetit të Shkodrës, në sy të dhjetëra kalimtarëve, ngjarja mbetet e mistershme. Policia ende nuk ka identifikuar autorët apo siguruar të dhëna për targat e mjeteve që u konfliktuan me armë në ecje. Shkodranët nuk ndihen të sigurt, duke pasur parasysh se ngjarja ndodhi në mes të ditës e autorët janë jo vetëm të lirë, por edhe të paidentifikuar. Deri më tani janë shoqëruar mbi 40 persona në komisariat. Shumica e tyre ishin dëshmitarë të ngjarjes, e disa të tjerë policia i ka të skeduar si elementë problematikë. Por pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë të lirë. Burime të policisë bënë të ditur se shkëmbimi i  zjarrit kishte protagonistë dy grupe rivale, që dyshohet se u konfliktuan për larje hesapesh. Policia është duke verifikuar edhe familjet me hasmëri në Shkodër. Mësohet se në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 30 gëzhoja përreth vatrës së zjarrit.     r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›