E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti mes dy familjeve, vritet njëri, rëndë vëllai

08/01/2010  Ndalohet një shtetas me 2 djemtë e tij. Ngjarja mendohet të ketë në bazë konflikt të hershëm
DURRES- Bilanc tragjik në Durrës teksa janë qëlluar për vdekje 1 shtetas dhe janë plagosur 2 vëllezërit e tij, njëri rëndë në spital. Preng Lazri nga Shkodra me banim në sektorin “Rinia” të komunës Katund i Ri në Durrës është vrarë me armë zjarri, kurse vëllai i tij Gjergj Lazri ka marrë plagë të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën. Bilanci tragjik ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme pas një sherri që thuhet se ka lindur kohë më parë. Autorët e krimit janë disa banorë të të njëjtit fshat, të cilët kanë shtënë në drejtim të vëllezërve Lazri duke lënë një të vdekur dhe një në gjendje të rëndë. Viktima dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe mjekët vijojnë të përballen me gjendjen kritike të 35-vjeçarit, ndërsa i plagosuri i tretë ka shpëtuar pa shumë lëndime.
Ngjarja
Rreth orës 15.45 minuta të ditës së enjte në fshatin Rinia që gjendet rreth 10 km larg nga qyteti i Durrësit janë dëgjuar të shtëna arme. Dy familje të përfshira në një konflikt të fortë disa muaj më parë për shkak të një grindjeje banale, janë konfliktuar në orët e pasdites, ndërsa pala e agresorëve nuk ka kursyer përdorimin e armës. Sipas banorëve të fshatit, buzë detit në veri të qytetit të Durrësit janë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasit Preng e Gjergj Lazri. I pari ka mbetur i vdekur në vend, kurse 35-vjeçari Gjergj Lazri ka marrë disa plumba në trup dhe gjendja e tij është shumë e vështirë. Mësohet se familjet në konflikt janë njëra nga Shkodra dhe tjetra nga Dibra dhe se agresorët e armatosur që kanë shkaktuar tragjedinë janë dibranë. Banorët e fshatit “Rinia” të komunës Katund i Ri janë bërë dëshmitarë të krimit pasi viktimat janë qëlluar fare pranë rrugës së lagjes. Dhjetëra gëzhoja janë gjetur në vendin e krimit, ndërsa policia është vënë në kërkim të armës me të cilën është qëlluar në drejtim të vëllezërve Lazri. Nuk dihen ende shkaqet e vërteta që kanë shkaktuar vrasjet, por po hetohet lidhur me një grindje të vjetër për motive pronësie. Viktimat janë transportuar nga pjesëtarë të afërt të të vrarëve, ndërsa është thënë se një person është vetëdorëzuar duke deklaruar se është autori i krimit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shumë gëzhoja automatiku dhe sende të tjera të gjetura pranë pellgjeve të gjakut. Ndërkohë që në polici gjenden të ndaluar Hysni Bushi, dhe tre djemtë e tij Bekim, Sadik e Ruzhdi Bushi. Por në polici një orë pas krimit janë shoqëruar edhe banorë të tjerë, të cilët mendohet se mund të kenë dije për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur.
VRASJA
Preng Lazri nga Shkodra me banim në sektorin “Rinia” të komunës Katund i Ri në Durrës është vrarë me armë zjarri, kurse vëllai i tij Gjergj Lazri ka marrë plagë të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën. Bilanci tragjik ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme pas një sherri që thuhet se ka lindur kohë më parë.
AUTORI
Mësohet se familjet në konflikt janë njëra nga Shkodra dhe tjetra nga Dibra dhe se agresorët e armatosur që kanë shkaktuar tragjedinë janë dibranë. Një person është vetëdorëzuar duke deklaruar se është autori i krimit, ndërkohë që së bashku me të në polici gjendet Hysni Bushi, dhe tre djemtë e tij Bekim, Sadik e Ruzhdi Bushi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›